“Çamët”, Shpëtim Idrizi: Më 1994, pala greke pranoi ngritjen e një varreze në Çamëri

29 Nëntor 2016, 00:35Politika TEMA

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi në studion e “Tonight Ilva Tare”, se në vitin 1994, pala greke ka pranuar ngritjen e një varreze çame në Çamëri. Sipas tij, kjo është rëndë dakord në marrëveshjen e asaj kohe.

Ajo që po ndodh është fakti që Shqipëria ka propozuar një mekanizëm dialogu për të gjitha çështjet. Por, mbas artikulimit të çështjes çame ka pasur një reagim disproporcional nga pala greke dhe jo diplomatike për këtë çështje. Më vjen mirë që sot shteti shqiptar po adreson të gjitha problemet që kemi midis Shqipërisë dhe Greqisë si e vetmja mundësi që marrëdhëniet të jenë të fqinjësisë së mirë.

Sot ne kemi dy varreza të ushtarëve grekë, të cilët humbën rrugën që erdhën në Shqipëri, por duhet thënë kaluan me koshiencë territorin e Greqisë dhe erdhën në Shqipëri. Janë bërë dy varreza në Shqipëri, të dyja me probleme shumë të mëdha. Janë bërë turpi i botës duke pasur parasysh edhe rastin e Kosinës. Shyqyr që u mbyllën ato dy varreza.

Në vitin 1994, nga pala shqiptare është shtruar edhe nevoja e ngritjes së varrezave çame në Çamëri e pranuar nga pala greke. Ashtu sikurse në vitin 1991, këto çështje janë hapur. Mbas vitit 1997, këto çështje u dukën sikur u harruan dhe sot u risollën nga diplomacia shqiptare. Që nga viti 1994, Parlamenti i Shqipërisë e ka njohur 27 qershorin si ditën e gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Ajo që është më e rëndë është shkelja e të drejtave të njeriut”, deklaroi Idrizi.

4 komente në ““Çamët”, Shpëtim Idrizi: Më 1994, pala greke pranoi ngritjen e një varreze në Çamëri”

  1. Krio says:

    ky s di c flet. gjithmon gjera te reja

  2. Me mire serb e grek se çam i pa bese says:

    Vetem kur te vdesesh ti mengjithe kriminelet qe mban ne parlament atehere do kesh nje varr ne Tufine.

  3. shefi says:

    Idrizi ben sikur nuk e kupton qe Greket ishin pjese e aleances antifashiste dhe ata ishin ne kundermesymje pas invadimit qe bene italianet ne Greqi me mbeshtetjen e fuqishme te forcave shqiptaro-came. Ashtu si forcat aleate anglo-e amerikane mesyne ne territoret e pushtuara nga forcat nazi fashiste. Shqiperia kishte per mbret Viktor Emanuelin. As eshte bere ndonjehere fjale per te ndertuar varreza per kolaboracionistet nazi-fashiste. Historia nuk mund te rishkruhet nga Idrizi

  4. Kola says:

    Nga sa di une, per kete problem Idrizi ka vetem 30 % te drejte, sepse vertet pala greke ka rene dakort ne vitin 1994 per varrezat e cameve, por s’ka rene dakort qe keto varreza t’i ndertoje greku. Ketij “patrioti” me qe i digjet shpirti per te paret e tij, duhet edhe te rrefeje se c’perpjekje beri per te mbledhur eshtrat e te pareve te tij. Greqia nuk eshte han pa porta sic eshte fatkeqesisht vendi yne, ndaj edhe camet edhe sot s’lejohen te kalojne kufirin shteteror, sepse nisen per te bere varre, por harrrojne perse jane nisur dhe cpalosin hartat e Shqiperise se Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje