Derbi, Ja ku do të akomodohen tifozeritë

29 Nëntor 2016, 16:12Sociale TEMA
Derbi, Ja ku do të akomodohen tifozeritë

Që prej ditës së sotme rreth orës 10:00 të paradites kanë dalë në treg biletat për ndeshjen derbi, që do të luhet të enjten në stadiumin “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Partizanit.

Të dyja klubet kryeqytetase kanë publikuar në faqen e tyre në facebook, çmimet e biletave dhe vendet se ku do të ulen tifozeritë e tyre.

Në këtë sfidë skuadra e Tiranës është pritësja dhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë vende në stadium. Çmimet e biletave në tribunat D1 dhe D2, sektor ku do te vendosen “Tirona Fanatics”, do të kushtojnë 500-lekë, ashtu si dhe tribunat E/ F/ G1/ G2/ C1/C2/, që do të kenë të njëtin çmim.

Ndërsa në Tribunat A1/A2 çmimi do të jetë më i lartë, që do të kushtojnë 2000 leke (te reja).

Ndërkohë tifozat e Partizanit do të vendosen në Tribunat B1 dhe B2 që do të kushtojnë 2 000 Lek.

Biletat në Tribunat H1 dhe H2 do të kushtojnë 500 Lek.

Klubi i kuq ka njofuar se biletat e sektorëve H1 dhe H2 ku do të akomodohet grupimi “Ultras Guerrils” do të tërhiqen dhe menaxhohen nga vetë grupimi. Sasia tjetër të biletave do të mund të sigurohet pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në këtë derbi i cili luhet të enjten në orën 18:00, pritet që stadiumi “Selman Stermasi” të jetë i mbushur plot./f.b

 

 

1 komente në “Derbi, Ja ku do të akomodohen tifozeritë”

  1. kujtesa says:

    A ta beje disa pyetje?
    Pse duhet te ndahen tifozat e Partizanit ne ditance aq te madhe?!
    Perderia eshte vendosur qe tifozat e ketij ekipi do te jene ne dy grupe(ne varesi te cmimit
    te biletes,500 dhe 2000 lek) pse duhet te rrijne larg mjeri tjetrit?
    Mos valle eshte menduar keq nga organizatoret,qe po te jene afer do degjohen me shume,apo
    kete e kane kekrkuar tifozat VIP te Partizanit qe mos te shqetesohen nga zhurma e tifozerise se kuqe?
    Ndarja me e mire do te ishte Tribuna A1,A2(2000 lek dhe H1,H2(500 lek).
    Keshtu shmangej edhe kontakti me tifozat kundershtar qe aktualisht jane ne mes te dy grupimeve te tifozerise se kuqe!

    BOTE E CUDITESHME!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje