Kubanezët në radhë për homazhe ndaj Kastros, por çfarë ju kujtojnë këto pamje?

29 Nëntor 2016, 15:37Sociale TEMA

Në kryeqytetin kuban, Havana, njerëzit janë mbledhur në një radhë të gjatë, nën diellin e fortë, duke pritur të kryejnë homazhet ndaj ish-diktatorit Fidel Kastro.

Pamjet tregojnë trishtimin e tyre, ndërsa një pjesë e madhe e njerëzve, shprehen se Kastro ishte udhëheqësi politik më i rëndësishëm dhe se për të do të duronin gjithçka, vetëm që të mund të kryenin respektet ndaj tij.

Por, teksa sheh radhën e gjatë të njerëzve, nuk mund të mos kujtosh se pamje thuajse identike erdhën katër vjet më parë nga Koreja e Veriut, pas vdekjes së Kim Jong Il. Dhe, për më tepër, nuk ka thuajse asnjë ndryshim nga ato të Shqipërisë së dikurshme, kur njerëzit mbanin radhën për të kryer homazhet ndaj diktatorit të vdekur, Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje