Një park në Japoni ka shkaktuar zemërim tek klientët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi ngriu 5 000 peshq nën një pistë patinazhi.
Parku i njohur “Space World” kishte deklaruar më parë se do të organizonte diçka ndryshe, që nuk ishte parë në asnjë vend tjetër të botës, por reagimet e klientëve e detyruan të mbyllej menjëherë më pas.
Sipas organizatorëve, peshqit ishin blerë të ngordhur, për t’u ngrirë më pas nën akullin e pistës së patinazhit, por ky justifikim nuk është pritur mirë nga publiku. Për këtë arsye, parku është mbyllur dhe drejtuesit e tij thonë se do t’i shkrijnë peshqit, si edhe do të mbajnë një shërbesë të përshtatshme fetare për ta.