Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze, Francois Fillon, deklaroi pak kohë më parë se kolonializmi nuk është diçka e keqe dhe popullit francez nuk duhet t’i vijë turp për atë periudhë të historisë.
Fillon, i cili ka shërbyer si kryeministër gjatë kohës që president ishte Nikolas Sarkozy, duket se ka zgjedhur të zhvillojë një fushatë populiste, shpesh e cilësuar si mjaft e ngjashme me atë të Donald Trump në SHBA. Vetëm se, Fillon është një polotikan me shumë më tepër përvojë.
Ai thotë se modeli social francez ka dështuar, dhe duhet zëvendësuar me një të ri. Fillon këkron të liberalizoj tregun e punës, duke hequr shumë nga barrierat ligjore, të cilat mbrojnë punëtorët dhe të varfërit, të cilat ai i sheh si të vetmet mënyra për të kapërcyer papunësinë dhe ringjallur ekonominë.
Se mos na thote prape Edi Rama qe do te jete fatkeqesi per Francen po fitoi zoti Fillon.