VIDEO/ Brenda "Kullës së Babelit," hotelit që strehon refugjatët sirianë, afganë dhe irakianë

28 Nëntor 2016, 15:24Sociale TEMA

Refugjatë sirianë, afganë dhe irakianë kanë gjetur strehim në “City Plazza Hotel,” në Athinë, falë ndihmës edhe të një grupi vullnetarësh.

Ata qëndrojnë në ambientet e hotelit, ku iu duhet të komunikojnë, pavarësisht vështirësive gjuhësore, ndërsa organizojnë vetë gjithçka.

Të arratisur nga lufta dhe rrënimi ekonomik, më tepër se 57 000 refugjatë kanë mbetur në Greqi, pas mbylljes së kufirit me Maqedoninë.

Brenda hotelit, ata jetojnë në dhomat e tij, ndërsa kanë mundësi aksesi në një shërbim shëndetësor, të administruar prej vetë atyre dhe një grupi prej 30-40 vullnetarësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje