Kompozitori dhe këngëtari Genc Dashi rrëfen jetën e fshehtë dhe publike të rebelëve të Tiranës, atyre që edhe kur u tërhiqnin veshin në kohën e komunizmit, nuk donin të dinin.
Mbrëmjet e gjata të vallëzimit, rrëmujat e zullumet që përmbysnin natën, ndërsa qyteti flinte, orët a pakta të gjumit, jetën e çrregullt familjare e gjithë ç’i ndodhi më vonë, kur e gjithë bota, befas, ishte zgjuar e tillë.
Ai rrëfehet në një intervistë të gjatë për gazetën Panorama.
Megjithëse ju vetë nuk keni dalë thuajse asnjëherë të tregoni jetën e përpara ’90-s, fama e “bëmave” ka kaluar gojë më gojë dhe nuk se ka ngelur e panjohur jeta e shokëve muzikantë që luanin, në mes të Tiranës, një këngë të huaj që vetëm një ditë më parë ishte bërë publike edhe jashtë. Mirëpo, nëse kjo mund të njihet disi, me siguri që kurioziteti se si keni shpëtuar, nuk ka marrë përgjigje…
Mund të kem shpëtuar nga masat e rënda, por kam pasur edhe unë episodet e mia, megjithatë, sot më duket se abuzohet ca me rrëfimet e së shkuarës. Unë nuk jam shumë në korrent me ato që shkruhen e thuhen, por nga bisedat me miqtë di që tregojnë për pengesa e mungesë mundësish në gjithçka. Të them të drejtën, mua nuk më ka ndaluar njeri të bëja gjërat që bëj. Ka ndikuar patjetër edhe pozicioni i familjes sime, im atë ishte mjek i shkolluar jashtë, që u kthye në Shqipëri në prag të ’45-s vetëm për atdhetarizëm.
Punoi më pas gjatë gjithë kohës me të huajt e ambasadave dhe, si të thuash edhe kur unë e teproja donin të ruanin njëfarë ekuilibri, sepse më kanë thënë shpesh “ç’të të bëjmë ty, s’të fusim dot brenda”. Por, siç po thosha, sot abuzohet me lirinë për të thënë gjërat e së shkuarës. Disa kohë më parë kam dëgjuar për një intervistë të Gjergj Lekës, që fliste për çështje morali të kolegëve dhe nuk m’u duk normale, përveçse nuk ishte as e vërtetë, nuk di si ka qenë ai kur i ka thënë ato gjëra.
Pse, si ka qenë në të vërtetë?
Sido që të ketë qenë, e para ishte frika. Gjithçka që mendoje të bëje ti, e mendoje nën trysninë e frikës… sa larg mund të shkosh me veprimet, kështu? Jo se mungonte guximi për të bërë gjëra të caktuara, por do të mendoje pasojat që binin direkt mbi ty dhe që mund të ishin ekstreme, të paparashikueshme.
I frikësuar ose jo, edhe ju nuk se keni bërë jetë aq të shtruar…
Jo, nuk ka qenë e tillë. Unë nisa të merresha me muzikë në moshë të vogël… së pari me kitarë e më pas me violinë, krijuam grupin, nisëm punën e më pas, me t’u përfshirë në këto rrethe, s’mund të jesh më djali i shtruar e i bindur. Ne vërtetë, nuk dilnim jashtë shtetit, por dëgjonim e dinim gjithçka.
Dëgjonim këngët, lexonim revistat, njihnim e shihnim të huajt përnatë, në hotel “Dajti” ku luanim muzikë. Por, siç thashë edhe më lart, ishin edhe rrethanat familjare që na favorizonin, qoftë për të pasur gjithë mjetet që na lidhnin me botën, qoftë për të ndier një lloj sigurie. E them këtë jo vetëm për vete, funksiononte pak a shumë njësoj për të gjithë rrethin tim, ne ishim të barabartë, me disa përjashtime që ndodhën rrugës.
Çfarë ndodhi rrugës, kujt iu ndal vrapi?
Ngjarje të kohës që sot janë bërë publike për të gjithë. Unë kisha mik të ngushtë një nga djemtë e Todi Lubonjës dhe kur ndodhën ngjarjet me të atin, shkova ta takoj në Lezhë, ku banonte. U spiunova për këtë dhe më dërguan 3 vite Kepin e Gjuzës. Kështu që, edhe unë nuk kam dalë krejt i paprekur, sepse edhe pas kthimit shkova të gdhend drurin tek artistikja “Migjeni”.
Përpara kësaj që ka ndodhur afër ’80-s duhet të jenë ngjarje të tëra. Na tregoni pak për atmosferën e atyre viteve në hotel “Dajti”, apo 15-katëshi, aty ku luheshin “The Beatles” e “Rolling Stones”, ndërsa jashtë jetonte një botë krejt tjetër…
Për ne ishte bërë e zakonshme kjo atmosferë, sepse kështu i kishim hyrë muzikës. Pas punës në RTSH, do të shkonim pak orë në shtëpi të pushonim e pastaj te “Dajti”, për të vazhduar natën deri në të gdhirë. Luanim gjithfarë muzike, bëheshin festa njësoj si sot, aq sa mund t’ju them se mbrëmjet e Krishtlindjeve në hotel “Dajti” bëheshin njësoj siç bëhen sot nëpër botë. Asgjë nuk mungonte që nga ushqimi, shërbimi, muzika e atmosfera që e bënin vetë të huajt.
Puna juaj, pra muzika e huaj, ishte e lejuar vetëm kur luhej për ta? Nëse bënit të njëjtën gjë mes jush, me miqtë, dënoheshit?
Po, vetëm për ta. Mbrëmjet tona ishin “të izoluara”. Luanim të njëjtën muzikë, pinim, zbardhnim net të tëra, por këtë nuk mund ta bënim hapur. Ishte e rrallë ajo shoqëri sepse kudo, nëpër të gjitha grupet, dilte diçka, ishte dikush që dërgonte fjalë, te ne nuk ka ndodhur kurrë. Bëhej ç’bëhej, ngelej brenda.
Çfarë bëhej?
Asgjë e jashtëzakonshme, por gjëra që atëherë nuk lejoheshin… qoftë teprimi me gotat, qoftë muzika apo vallëzimet e shfrenuara. Pastaj nuk ishin të pakta rastet kur e kërkonim të keqen vetë sepse, ashtu siç ishim, kush i pirë kush jo, dilnim në qytet, i jepnim gojës më shumë se ç’duhej. Sa herë na kanë kapur e na kanë paralajmëruar, na kanë kërcënuar. Ne vazhdonim me të njëjtin ritëm.
Mendoni pak se sa mund ta “gdhendësh” dikë që e nis ditën në orën 20:30 të mbrëmjes?! Sepse ajo ishte ora kur zgjoheshim, pasi kishim fjetur në 19:00. Jetonim pothuajse me 1 orë gjumë. Niste më pas puna te “Dajti”, deri në 4 të mëngjesit. Për dy orë duhet të ishim në punë në RTSH, kështu që çfarë të bënim, të ktheheshim në shtëpi?! Ishte e kotë… Të parin lokal që gjenim të hapur, e zinim për të kaluar ato dy orët e lirisë. Ishte atëherë “Trekëndëshi”, “Drini i Vogël”, “Krimea”, “Partizani”… kë të gjenim hapur.
Me një jetë të tillë, nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme me gratë… Si ia bënit me to?
Vetëkuptohet që nuk ishim njerëzit më familjarë. Tani që e mendoj, asnjë nga miqtë e mi nuk ka bërë dasmë. E kotë të them të kundërtën, nuk kemi qenë njerëzit e shtruar të familjes, sado që përpiqeshim që mos të linim asgjë pa plotësuar në shtëpi, sepse na i lejonte këtë edhe ana financiare. Bashkë me punën në RTSH dhe atë te “Dajti”, rrogat tona shkonin sa të ministrave.
Vetëm paratë nuk mjaftojnë për të ruajtur një marrëdhënie…
Epo, siç tregoi edhe koha, nuk mjaftuan. Vajza ime e parë lindi në ’80-n, ndërsa martesa e parë mori fund pas ndërrimit të sistemeve. Sidoqoftë, mënyra ime e jetesës nuk se ndryshoi ndonjëherë krejtësisht, por nuk është vetëm kjo arsyeja që nuk funksionojnë marrëdhëniet. Vjen koha dhe mbarojnë, sado që unë ruaj miqësi të mirë edhe pas ndarjes.
Kur folëm për festat e “Dajtit” përmendëm vetëm të huajt, ndërsa vinin edhe kuadrot shqiptarë…
Vinin, por ne nuk lejoheshim të ishim të pranishëm e jo më të luanim muzikë të huaj. Publikisht kujtoj aty që shihja më shpesh Kadarenë e më pak Dritëroin. Sidoqoftë, për ne nuk kishte rëndësi kjo, nuk ishim djemtë që nuk njihnin e nuk shihnin gjëra që të na tërhiqej vëmendja nga personazhe të caktuara. Ne na ngacmohej syri a veshi vetëm për përmasat e festave, kush do ta organizonte më të madhe. Kujtoj një herë që ka bërë një festë te “Dajti”, Ambasada Italiane, ishte hera e parë në jetë që shihja tre fuçi verë, ishin aty që të piheshin, të gjitha dhe kuptohet që nuk ngeli gjë.
Këto historitë “me fuçi”, me siguri që nuk mbarojnë asnjëherë. Nuk folëm për punën në RTSH, po t’u referohemi fjalëve që janë përhapur, rezulton që, edhe atëherë sigurisht më pak se sot kishte këngëtarë që dërgoheshin me porosi nga lart. Si funksiononte, a është e vërtetë që edhe atëherë kishte preferenca të ndikuara nga udhëzimet?
Jo që të ndodhte haptazi. Nuk besoj të ketë ndodhur që dikush të merrte në telefon e të thoshte merre këtë bëje këngëtare, të paktën unë nuk di. Po, është e vërtetë që kompozitorët e autorët e këngëve kishin të preferuarat e tyre, sepse nuk kishin se si të mohonin faktin që Vaçe Zela ua merrte këngën, ua bënte hit, pra ishte edhe pak për interes të tyrin më shumë sesa për të ngritur këtë apo atë këngëtar.
Megjithatë, kishte edhe të paaftë që e gjenin rrugën, apo jo?
Sigurisht! Ne e ndienim këtë, që sa dëgjonim tingullin e parë. Mund të mos dinim ç’kishte ndodhur e si kishte ardhur, por kuptohej menjëherë që një ndërhyrje ishte. Megjithatë, duhet të dini që nuk bëhej vetëm për t’i bërë qejfin njërit apo tjetrit. Ndodhte që, për shembull, duhet të lëvdohej Përmeti atë sezon sepse kishte qëndruar në heshtje dhe o burra të nxjerrim këngëtar apo muzikantë nga Përmeti. Është një shembull për të kuptuar se mendohej në funksion të gjithë sistemit jo individit.
Si i keni punët me muzikën, sot? E kaloni kohën duke pikturuar e fotografuar?…
Me muzikën nuk kam punë (qesh). Nuk funksionon asgjë këtu e nuk ka vlerë të përfshihesh e investohesh. Mund të luaja për qejf, gjë që ndonjëherë e bëj, por edhe për shkak të një problemi me kyçin e dorës së majtë, jam kufizuar. Po, është e vërtetë që kaloj shumë kohë duke fotografuar natyrën. Disa prej tyre mund t’i pikturoj, të tjera jo. Bëj edhe portrete shumë. Nuk është e lehtë për mua tani të mendoj që shumicën e miqve nuk i kam më, nuk jetojnë më, duke i pikturuar sikur vijnë më vizitojnë sërish…
DASMEN MUSARAJ…
nje kenaqesi ta rishikoj kete foto te tij mbas gjysme shekulli ! Nuk besoj se ka qene muzikant, sepse ai ka mbaruar per Arkitekt ne Universitetin e Tirones. Ishte njeri (se bashku me mua) qe gati na perjashtuan nga universiteti, per karagjozlleqet qe kemi bere aso kohe, si me profesoret ashtu edhe me ndonje tip te veçante (student) me origjine nga Permeti.
Kush nuk e di, Dasmeni eshte i biri i Shefqet Musarajt.
Bravo Meni, Ti dhe ai ishit ca karagjoza por mua personalisht s’mè ke ofenduar asnjiher. Rrinim shpesh bashk ke borduret pèrball Dajtit ku kishte grupe qè sipas shijevet diskutonin pèr sportin, muzikèn barcaletat, motorrat etj etj. Tè dy pinin shumè, Por Genci edhe ta pinte konjakun e fèrrnetin por dhe tè shante pas krahvet (ILIR NUSHI) Uroj tè kujtohet emri im
Nuk e kuptoj gjuhen qe flet Genci sot ! Rroge te”lumtur” ministri nga kuvlia e MPB.te Hotel Dajtit dhe RTSH.
Dy dasma ne dite ndoshta dhe po,perbenin vertet zotesi.Nuk e kuptoj cfare do te thote; -“Elitar” qe jetoj mirqenien
dhe lirine qe i afroj koha Gencit personalisht,? Elektroni i lire i “siguruar”nga biografia e babait ? !!!!!
Ky artikull ose eshte gabim shtypi dhe ka shkeputje konteksi ose eshte lajthitje e Dashit.
Kam pasur shume respekt dhe akoma sot nuk dyshoj se ai ne te vertete personifikonte rebelimin publik te shpirtit
te lire te asaj pjese te rinise se Tiranes,qe ishte kundra sharlatanizmit te sistemit
Do te thonja te njejtat fjale per Menin dhe shume te tjere te asaj kohe qe u kaloj koha me e bukur e jetes se tyre
si viktima te privuara.Neper erresirat e bodrumeve te jetes Shqipetare.
Faleminderit Genc , per intervisten e bukur e modeste…
Na ngjalle shum kujtime…
Me vjen keq qe kto dit u nda nga jeta edhe miku juaj e musikanti Meni (Gazmend Musaraj ).
Po mè vijkashum keq pèr humbjen e menit. Uroj qè Genci tè ket shkrujt 1 tekst tè bukur dhe ti dedikoj viles dhe 1 kong. Vetèm kèshtu do tè tregonte qè arroganca e pordhat e tij i ka vet eliminuar. Shoqnija shqiptare e vlerson si artist e jo si pordhac e arrogant, Jo si njeri qè shiste pordh me koqet e babès e shante e tallte kè i donte qejfi pas krahvet.
E lavdronte e i bonte lajka pèr nji konjak bashk me ata tè tarafit tè tij krejtèsisht tè alkoholiuar nè atè kohè
Po ju po talleni me ne apo si èsht puna. Cili èsht ndryshimi midis Dasmen Musarajt dhe Gazmend Musarajt? Dasmeni paska komendtu sot e Gamendi thoni juve paska vdekur ca dit mè par. Nqs ke ndershmèri pèrgjigjmu tamam nqs jo, Shko ndrro moral
Pordhe me rigon…..
Ke ngaterruar hyrjen trojan !
Pse te dhembi bytha ty !!?? ke te drejte se nuk vura peshtym.
Nuk i kupton dot fshatari keto gjera.
Lexo ndonje gje tjeter.
Pilo !!
Vetem nje fshatar do ekzaltohej me tregime te tilla.mos ma prish imazhin, kam respekt per personin tend.
Pordhe me dhiozmo…nemos me rigon,kembengul..
Bravo
Ne se nuk merr vesh me mire mos lexo dhe komento.Njerez si ty kane mbush qytet
bravo genz dashi ;i ekuilibruar,bile do shtoja: nuk do bejme orgji o njerez, ne çfardo regimi ose rrethana te ndodhemi .tejkalimet dhe kur i kryen, po qe se je i kulturuar, e kupton qe eshte gabim dhe i pranon vetem si privaci dhe jo si veprim bublik,sidomos, kur morali publik eshte ne nje stad ndryshe nga ai privat .gezuar pavaresin.
Keta bij te pangjyre identitare, jane te privlilegjuarit e kohes se dhunshme…
Mburren sot per cfare? Qe kane pire, qe mund te deheshin e ashtu te leshonin ndonje fjale kutur, qe asnjehere nuk i rrezikonte, se ishin cunat e babit me biografi te paster Lufte?!
Vetem per te huajt jepnit shfaqje? Por kush e bente vezhguesin e tyre, Syri Vigjilent kush ishte?! Pse nuk e thoni?
Kadarea, qe e njihte dhe e perdorte Dajtin Tuaj, asokohe krijoi nje fjale te re, SYCELTESI, ne vend te VIGJILENCE…
Dmth, qe te zbuste pak diktaturen, krijoi nje emertim te ri. Edhe ai perdorte nentekstin kunder diktatures, por si ju eterit tuaj, ai kishte mecenat Enver Hoxhen…
Ju birbo sarhosh te diktatures, qe as sot nuk kujtoheni te pranoni, e aq me pak te kerkoni ndjese, se ne te njeten kohe shqiptaret ne mes te Europes ishin me keq se kuban e Karaibeve dhe Koreanet e veriut sot…
Imunteti juaj ngrihej mbi sherbimet qe eterit tuaj dhe shpesh edhe ju vete, i benit dhunes ne pushtet. Pike.
Pendohuni, dhbe kerkoni ndjese, qofte edhe te dehur, se esell nuk beheni dot kurre ju…
Bravoooo. pèrfitonin nga koqet e babès
Ti s’ke nevoje te pish,se je e pire pa pire Mary,keshtu qe s’mund te perceptohesh ndryshe pervecse tape e lindur
Respekt per familjen Dashi. I kam njohur te gjithe. Kam qene ne klase me motren e Gencit. Kam punuar ne RTV. Genc Dashi eshte I paharuar si muzukant, nje gjeni I muzikes, dhe djale me shpirt te thelle artisti. Falemnderit per sinqeritetin dhe thjeshtesine. Per ata qe nuk jetonin ne Tirane ne ate kohe, le te mesojne per jeten e Tiranes dhe mos flasin brockulla dhe genjeshtra. Jetoj jashte dhe mundohem te ndjek koncertet e kengetareve te medhenj te huaj te asaj kohe qe degjoheshin nga rinia tiranase e viteve 70-80. Tirana kishte muzikante te rinj shume te apasionuar dhe shume te talentuar, qe e njihnin mire muziken bashkekohore te perndimit, qe kendonin dhe I perdornin instrumentat neper mbremjet, bodrumeve e shtepive te Tiranes, me shume aftesi. Nga bodrumi te rruga e Dibres, I dashur Genci
Me vika shume keq per Men Musarajn,psataj per Dashin dhe Kujtimin gjithmone ruajme kujtmet me te mira.Ata ishin shume te rinj dhe mjaft te talentuar,dhe keta trapat qe flasin sot sa po kane filluar te veshin corape.Me Dashin luanim ping pong ,por muzika ishte e mrekullueshme.Diku edhe eshte regjistruar ne tape.Urimet me te mira.
Falenderim, zoteri qe nuk te njoh. Ju falenderoj, sepse eshte e para here qe lexoj nje interviste reale, te besueshme, pa lajle e lule, pa insinuata fyese, pa denigruar njeri, a superlativa, qe na mbyten. U kenaqa. Qodhs perhere i lumtur!
Kujtimi ishte djali mè i mirè.
Kitarrista tè mir kishte plot Tirana por jo tè gjith me koqe tè mèdhaja tè babait
Tè tjerèt rrezikonin burgun por kishte nga ata qè dinin tè ka lonin nka Tutti frutu ke Bukale o shpirti im
Nga jailhaus rocck ke Ramo, ramo hajde ti. (kjo sepse s’kishin koqe tè mdhaja tè plakut
ky shkrim mund te mos kete vlere per ata qe nuk kane qene prane ketyre njerezve por te tjere si une i ka kthyer ne kohen e rinise, kujtimet bardhe e zi. Une i njoh personalisht disa nga “cunat”, ruaj respekt dhe vleresoj guximin e tyre qe ne kohen e hekurt paten kurajon te bejne dicka ndryshe nga turma.
Urime e jete te lumtur Genci.
Je realist ne ate qe tregon e thua, nuk na ka ikur kot rinia, ashtu si qajne disa sot.
Kishte aktivitete, mbremje rinie, aktivitete sportive e kulturore te panumurta, ku mund te shkoje e argetoheshe.
Me pelqeve pa mase, edhe njehere ju uroj mbaresi.
Ju qe hynit e dilnit tek Dajti para 90 keni qene te gjithe legena dhe spiuna te Enver shkerdhates. Keto intervista jane plot me dashuri dhe nostalgji per baballaret tuaj kriminele dhe kryekriminelin e Anese nga Sokaku i te marreve te Palortose.
Paske nevoje per disa seanca te psikologu morr i shkrete se sot e kesaj dite nuk tu ndaka as Enveri e as Anea.