Falë biznesit ai u bë Donald Trump dhe falë këtij emri u zgjodh presidenti i 45-të amerikan.
Por Donald Trump do të heqë dorë përfundimisht nga bizneset para se të bëhet president.
Ai ka deklaruar se vendimi është marrë për t’i mundësuar fokusin në presidencë, dhe për të shmangur mundësitë për ndonjë konflikt interesi, ka njoftuar BBC.
Ditët e fundit ka pasur shumë sulme ndaj tij pikërisht për këtë qëllim, duke e akuzuar se po favorizonte bizneset pasi fitoi zgjedhjet.
Nuk dihet se cili nga fëmijët e tij do drejtojë tashmë bizneset.