Drejtori i Agjencisë Qëndore të Inteligjencës amerikane, CIA, ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, se heqja dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, do të ishte “shkatërruese” dhe “kulmi i marrëzisë”.
“Unë mendojë se do të ishte shkatërruese, vërtetë do të ishte e tillë”, citohet nga rrjeti televiziv publik britanik BBC, drejtori i CIA-s, John Brennan.
Intervista është transmetuar më 30 nëntor.
Sanksionet ndaj Iranit janë lehtësuar në muajin janar pas arritjes së marrëveshjes me fuqitë botërore që, futën nën kontroll programin bërthamor të republikës islamike.
Por Trump, i cili do e nisë mandatin presidencial në muajin janar, gjatë fushatës parazgjedhore ka thënë se marrëveshja është e “tmerrshme”, prej të cilës përfiton vetëm Irani dhe se ai do e “shqyejë atë” nëse zgjidhet president.
Megjithatë, ai e ka pranuar se do të ishte e vështirë të shkatërrohet një marrëveshje që është e përfshirë në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.
Brenan i ka thënë BBC-së se heqja dorë nga marrëveshja rrezikon forcimin e konservatorëve në Iran, duke nxitur kështu edhe shtetet e tjera që të rrisin programet e tyre bërthamore.
“Unë mendoj se do të ishte kulmi i marrëzisë nëse administrata e ardhshme do e anulonte atë marrëveshje”, ka thënë ai.
Brennan do të largohet nga pozicioni i drejtorit të CIA-së në muajin janar, pas katër vjetësh në krye të kësaj agjencie amerikane.
Gjithesesi Trampi do te krijoj nje Rend te Ri .
Gjate gjithe ketyre viteve Bush dhe Obama shkatarruan Lindjen e mesme .