FOTOT/ Miliarderët e kabinetit "Trump"

1 Dhjetor 2016, 17:50Bota TEMA
FOTOT/ Miliarderët e kabinetit "Trump"

Më pak se një muaj pas fitores, Donald Trump është drejt krijimit të kabinetit të tij. Takimi i fundit me Mitt  Romney për postin e Sekretarit te Shtetit dhe Reince Priebus, i cili është emëruar si shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë, janë vetëm dy emrat e fundit që i shtohen listës së miliardereve të administratës Trump. Emrat e zgjedhur nga Trump vijnë me llogari bankare marramendëse në administratën që deri tani drejtohet nga klasa e mesme e shoqërisë amerikane, nën administratën Obama.

Wilbur Ross,  i cili është kandidati për të drejtuar Departamentin e Tregtisë vlerësohet të këtë një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh. Elaine Chao, kandidatja për Departamentin e Transportit zotëron një pasuri prej 37 milionë dollarësh, ndërsa në krye të Departamentit amerikan të thesarit është propozuar  Steve Mnuchin me një pasuri prej 40 milionë dollarë.

Departamenti i  Shëndetësisë pritet të drejtohet nga Tom Price, i cili ka një pasuri prej 13.6 milionë dollarë.Përveç të qenit milionerë, emrat e me sipërm kanë edhe një ngjashmëri tjetër, ata ndajnë të njëjtat qëndrime kundër të drejtave të komunitetit LGBT, raporton Tv Klan..

Të gjithë kandidaturat e propozuara për kabinetin e ri duhet të miratohen nga senati.

1 komente në “FOTOT/ Miliarderët e kabinetit “Trump””

  1. aaaaaaaaaaaa says:

    Qeverin duhet ta bejn me barkthare si ne Shqiptaret, që na ka mbyt suksesi keto 25 vjet. Po ku marin vesh kta amerikot. Ja shkelqejn shqiptaret qe nga bujua,ramua,likja,tosua,salua dhe balo-a,te gjith bura (hale) shteti. Hyne pa brek dhe hëngrën pa leke..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje