Sali Berisha vazhdon të gënjejë për Remzi Hoxhën

1 Dhjetor 2016, 13:52Politika TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha gënjen për Remzi Hoxhën. Unë i  kam telefonuar Sali Berishës pasditen e një dite pas marrjes së Remzi Hoxhës nga SHIK dhe shoqërimi i tij në rajonin e policisë Nr.3 në Tiranë. Nexhmedini, vëllai i Remzi Hoxhës, më ka ardhur në zyrë bashke me ortakun e Remi Hoxhes dhe më kërkuan të pyesja çfarë mund të ishte bërë me Remziun. Unë kam pyetur në telefon brenda një ore gjithë kupolën e shtetit, që nga shefi i Komisaritit Nr.3, Gjergj Jorgo e deri tek Sali Berisha.

I pari, Gjergj Jorgo, pranoi se SHIK ka sjellë një kosovar tek qelia, por nuk është në dijeni se kush është. Zakonisht, tha, i mbajnë 24 orë. Pas 24 orëve nuk dinte më asgjë se kush ishte ai që kishin sjellë dhe ku ishte. Aleksandër Meksi si kryeministër dhe Agron Musaraj si ish-ministër Rendi nuk kishin asnjë dijeni, por ishin të qartë në shpjegimet e tyre, se ishte punë e SHIK-ut.

Vetëm dy persona më janë përgjigjur njëlloj dhe më kanë bërë të njëjtat pyetje. Ata ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede.

Të dy më kanë pyetur, ende pa më dhënë përgjigje, se ku e njoh Remzi Hoxhën dhe ua kam shpjeguar si ishim njohur. Të dy më kanë pyetur pa më dhënë ende përgjigje ku është, se ku e njihja unë ortakun e Remzi Hoxhës dhe ua kam shpjeguar.

Të dy më kanë lënë të kuptoj të mos përzihem në këtë punë se “mund të jenë lojëra shërbimesh” dhe ai ortaku i tij “të ketë kujdes”.

Dhe të dy, në fund më kanë thënë, “ne në fakt nuk dimë gjë ku është”, edhe pse më shumë më kanë drejtuar pyetje ata, sesa unë atyre.

Një kolegut tim gazetar që i kërkova ndihmë ta ripyeste Berishën për këtë çështje, Ylli Rakipit, po ashtu i kishte ribërë disa prej këtyre pyetjeve, pastaj i kishte thënë se mund të ishte agjent i UDB-së dhe nuk duhej përzier në këtë punë. Kjo, e gjitha dy ditët e para. Më pas nuk të jepnin më asnjë përgjigje, pasi mesa duket u kishte “vdekur në duar”.

Sali Berisha ka thënë për një medie të Kosovës se për herë të parë për atë i ka folur Adem Demaçi. Përveç Gazidedes, që mund t’i ketë raportuar në kohë vdekjen, besoj se personi i parë i interesuar direkt tek Sali Berisha për Remzi Hoxhën jam unë. Dhe nga përgjigjet e tij jam bindur se dinte gjithçka dhe ishte në siklet të thoshte të vërtetën e hidhur.

Spërdredhja e tij, herë duke thënë se për atë nuk kasha dëgjuar kurrë e herë që i ka thënë i pari Adem Demaçi, është shenjë e turbulencës që ai ka për këtë krim.

Në fakt i pari i ka folur Ibrahim Rugova qyshkurse Remziu ishte gjallë. Rugova i ka dorëzuar Berishës një letër, që Remziu ja kishte çuar Rugovës dhe ku i shprehte shqetësimin për bashkpunimin e Berishës me vendet fqinje, dhe Serbinë, letër që mund të ketë piketuar Remziun si njeri problematik për regjimin.

Shto pastaj dhe shoqërinë e tij me grupe idologjike të majta që kishin kërcënuar me vdekje Sali Berishën dhe bëhet më e qartë arsyeja përse e ndaluan.

Përse fshehën krimin, që mund të jetë dhe aksidental, është ende e paqartë dhe duhet të hetohet, sa është ende gjallë Sali Berisha. E sigurtë është se njeriun e krimit, ai e mbrojti duke e mbajtur ende drejtor edhe pasi ishte i dënuar nga Gjykata per kete krim. Ky tipi që flet për dekriminalizimin.!

16 komente në “Sali Berisha vazhdon të gënjejë për Remzi Hoxhën”

  1. luis says:

    pershendetje mero baze. kam nevoj per ndihme. nga janari i vitit 2007 e deri me sot mbahem me dosje te haper te shish-i. ju jam drejtuar te gjitha institucioneve si prokuroria, avokati i popullit, policis etj. por nuk pranojn ta marin kallzimin tim. jam torturuar psikologjikisht dhe kercenuar vazhdimisht per te hequr dore nga kjo ceshtje, shume here edhe duke me permendur rastin e remzi hoxhes… kjo histori fillon nga janari i vitit 2007 e vazhdon deri me sot. kam kerkuar ndihmen e avokateve ketu ne shqipri por te frikesuar me kan dhen pergjigjen nuk meresh dot me ta (sali berisha, edi rama). do ta dija per nder nqse me kontakton z.baze

  2. Sokol says:

    O Mero Ti ke te drejte po mua nje gje me ben peshtypje… pse flet vetem ti dhe jo keta bythqirat e tjere ne pushtet duke filluar nga Edi Rama.

    1. Kujtim says:

      Sokol pš ngateron Ramen ti kete krim po thua si Sala. Epo Sala ska faj nuk enjinte po ay munte ket vdekur aksidentalisht se keshtu vdesin te gjith kundershtaret e Sales . Kor e akuzoni Salen nuk ka bere asnjelloj krimi eshte shpirt njeriu. Mos flisni keq se ay ju gjen ku te jeni ju ben Aksident dhe me von ju ben Heronj dh sakati ju dekoron

  3. Mark ramy uk scotland irland says:

    Me vjen keq per remziun. Por me vjen keq per edhe disa jete te tjera qe mori me vete si deshmitare, prokurore e gjykates te pershire ne kete ceshtje.
    Saliu nuk kurseu disa jete te tjera per te fshehur kete krim. Ndoshta saliu nuk mund te fajesohet per vdekjen e remziut edhe pse vdiq ne duart e torturave te sherbetoreve te tij, por duhet hetuar e fajesuar per zhdukjen e deshmitareve, hetuesve e gjyqtareve.
    Krim i shumefisht ose serial killer.
    Saliu i permbush kushtet per tu karakterizuar si serial killer

  4. Rama shpetimtare I Shqipetareve says:

    SOKOL shih CPO ben Rama ?
    Keto ceshtje do ishin varrosur pergjithmone
    Kurse tani keto po i hap reforma qe Rama
    USA dhe BE Po ndermarrin per te shpetuar
    Kombin nga Gremina ku saliu-basha dhe banditet
    E Pd duan me deomos ta Sabotojne

  5. Briklona says:

    I nderuar Mero!
    Jeni nje nga gazetaret qe keni qene prane Berishes dhe si i tille, duhej dhe duhet si gazetar, dhe shume gazetare te tjere, te zbulojne te verteten.
    Skandalet dhe vrasjet me te bujshme ne bote i kane zbuluar gazetaret, gazetare ama, jo b….lepires te tipave dridhe- dridhe dhe perdridhu si p.sh Andi nga Terbaçi dhe Shkodra me lukunine Shkullaku etj, etj, etj, etj.
    Me respekt per ju!

    1. era says:

      Ky Andi nga Terbaci dhe Shkullaku ja u paskan prishur terezine ju langove qe lepini bythe pushtetesh,
      kasaj rradhe te Rilindjes. Edhe Mero qe ka merite qe ka bere qe shqiptaret ta shofin lakuriq ate qelbesire kriminale serbe
      , perseri ka mekate ndaj shqiptareve

  6. artan says:

    O ti Sokol bythe shqyeri. Pse kerkon te flase Rama dhe jo ai qe e ka vrare, pra, Berisha?

  7. pro says:

    ..shume dritherues si episod…duke e analizuar ne qetesi ,nuk te shkon ne mendje te perballesh me demone te tipit S-alkapone,…ky shkrim ,me ben te mendoj ,se ka edhe njerez ,qe nuk kane frike te hapin “shtigje” per te deklamuar kriminelet e veshur me pushtet..Mendoj se populli edhe sikur,te mos e meritoje Rama pushtetin,dota votojne vetem e vetem,se duhet hequr masa tumorale-Sali end &co,qe po e vdesin kete vend, tash e tre dekada..ne fakt duhet guxim per te dhene te tilla deklarata..,por hapat po hidhen dhe media ka rolin kryesor.

  8. LORA says:

    Qysh nga vdekja misterioze,me nje semundje te rrufeshme, e prokurorit stoik te ceshtjes Remzi Hoxha,zotit Xhevat Hana ne 5 janar 2012,u konfirmua kombetarisht akti kriminal shteteror ne zhdukjen ,pa nam e nishan te Remziut,,,me urdher te mortjemdhit brekedhjere dhe zbatues te urdhrit nga zinxhiri gazidede-sefgjini-kumbaro.
    Sot dr.krimi qenka kthyer ne vendin e krimit te tij,,,,ky eshte sindrom I shumices se vrasesve.
    Per vete dhe familjaret e dashur te Remzi Hoxhes e konsideroj lajm te mire.

  9. Dibrani-Uk says:

    Sali Millosheviqi, Ilir Karaxhiqi, Fatos Micotacos dhe Ibrahim fantazma jane tradhetaret me te medhej te ceshtjes Shqiptare keto qe jane gjalle duhet te pergjigjen per cdo vrasje qe kane bere si edhe pasurine tone qe e kane shperdoruar ne favor serbo-grekofoneve

  10. Guri says:

    Ne vazhdojme te jetojme ne nje antishtet. Pastaj duam te hyjme edhe ne Europe!?
    Nje gazetar (M. Baze) akuzon S. Berishen me fakte. Eshte gjalle dhe person publik. Permend edhe nje gazetar tjeter qe ka dijeni, Y. Rakipi. Ne nje shtet normal, jo antishtet si ky i yni, organet ligjzbatuese (Prokuroria) do te ishin vene ne levizje me kohe.
    Sa per Ilir Kumbaron qe permend I. Haxhia dhe qe u zhduk pa lene gjurme ne mes te Anglise, ai edhe mund te jete vrare nga “hijet” e Berishes per te zhdukur gjurmet.
    Njelloj si Trebicka, Olldashi, etj., etj.
    Guri

  11. Dyshi says:

    MEROOO…SALIU U PERGJIGJ NE NJE TELELEVIZOR LOKAL…Ju Gazetaret e ketushem,pse nuk beni pyetje te tilla kur e “merrni ne pyetje”?
    Kjo duhet te Kryetema!

  12. Arber Iliri says:

    As qe vihet ne dyshim se Berisha ka dijeni per gjithe historine e Remzi Hoxhes.Gazidede dhe Berisha jane urdheruesit dhe organizatoret e rembimit, ekzekutoret dihen, por ata duhet te mernin miratimet nga shefat, pra Gazidede dhe Berisha.Nje njeri qe e njeh sadopak shtetin nuk ka nevoje per shpjegime te metejshme.

  13. Nexhmedin Hoxha says:

    Pershendetje Mero ! dua te falemderoj per guximin e nje gazetari profesional e nese do te ishte ndryshe do te ishe si shumica e gazetareve qe skane turp te perfitojme pa asnje kriter … fjalet e shkruara pike per pike jane te verteta per kohen dhe memorine time si vellau i Remziut te uroj shendet suksese ne aritjen e te vertetave …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje