Titanic del në sipërfaqe, këtë herë edhe më madhështor

1 Dhjetor 2016, 22:52Sociale TEMA

Në Kinë ka nisur puna për nërtimin e një kopje me përmasa reale të anijes së njohur Titanic.

Gjatë ceremonisë në provincën Sichuan, u deklarua se dizajni do të përfshijë edhe një simulim të përplasjes me akullnajën, që shkaktoi fundosjen e anijes në Oqeanin Atlantik në prill të vitit 1912, ku mbetën të vdekur 1 500 persona.

Ajo është pjesë e planeve të kompanisë Star Energy Investment Group, të cilët duan ta shfrytëzojnë si një resort turistik përgjatë lumit Qijiang.

Ndërkohë, sipas projektuesve, ajo do të përfundojë në fund të vitit 2017 dhe do të përmbajë një plazh artificial, një kinema ‘6D’ dhe imitimin e një kishe veneciane dhe kështjellash Europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje