Çfarë do bëhet me “Zogun e Zi?”/ Rama: Do gjejmë një zgjidhje

2 Dhjetor 2016, 14:34Sociale TEMA
Çfarë do bëhet me “Zogun e Zi?”/ Rama: Do

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit të mbikalimit në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re. Në këtë inspektim, kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit shprehu besimin se ky projekt së bashku me atë të sheshit “Skënderbej” dhe bulevardin e ri, do të përfundojnë shpejt.

“Ky segment i jep zgjidhje një nyje të rëndësishme të trafikut. Gjithë trafikut që vjen nga jugu i Tiranës. E sigurisht, stabilizon gjithë trafikun që vjen nga Dogana, nga Durrësi drejt Elbasanit, duke eliminuar futjen mes për mes Tiranës, në Sheshin “Skënderbej” apo në unazat më të vogla të qytetit. Me 600-metërshin që po prokuron Ministria e Transportit, ne besojmë që deri në verë do e kemi përfunduar këtë segment”, u shpreh për projektin kryetari i Bashkisë Veliaj.

Ky segment i Unazës së Madhe që lidhet me rrugën Tiranë-Elbasan kthehet në një nyje të rëndësishme pasi e lidh këtë rrugë edhe me autostradën Tiranë-Durrës.

“Investimi po ecën sipas parashikimeve dhe në pranverë do ketë përfunduar minimalisht segmenti nga ku jemi deri tek TEG-u, në mënyrë që në përfundim të segmentit TEG – tunel i rrugës Tiranë – Elbasan, kjo të jetë një arterie që lidh rrugën Tiranë – Elbasan me autostradën e Durrësit dhe me një koncept shumë më të gjerë të integruar të qarkullimit dhe zhvillimit infrastrukturor. Investimi do përfundojë me sukses dhe do krijojë çlirimin e qarkullimit për këtë pjesë të Tiranës, por edhe lidhjen e akseve kryesore të ekonomisë së vendit”, nënvizoi ministri Dervishaj.

Ndërkohë, Kryeministri iu rikthye dhe njëherë problemit të mbikalimit te “Zogu i Zi”, duke rikujtuar konfliktin e disa viteve me parë. Ai tha se këtë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar dhe një rimodifikim ne nyjën te sheshi “Shqiponja”.

“E rëndësishme është që u vu në vijë, sepse ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi, edhe ky për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës. Tashmë, situata është 100% e përmbysur. Gjithashtu, ka shumë rëndësi që ministria e Transporteve do t’i japë zgjidhje shumë shpejt edhe segmentit që lidh këtë vepër të rëndësishme me pjesën tjetër të unazës dhe kjo anë e unazës do bëhet plotësisht funksionale. Ndërkohë, do vazhdojmë me financimin e anës tjetër, për të lidhur pjesën lart të Farkës dhe të Bregu të Lumit. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi me “Zogun e Zi” disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te “Shqiponja”. Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera. Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do gjejmë një zgjidhje dhe për “Zogun e Zi”, edhe për “Shqiponjën”. Ndërkohë që përfundimi edhe i Bulevardit të Ri, edhe i Sheshit “Skënderbej”, edhe i kësaj vepre e vendosin në një bazë tjetër platformën e zhvillimit të infrastrukturës së Tiranës”, u shpreh Kryeministri Rama. Ky segment i Unazës së Madhe ka një gjatësi 1.4 km. Projekti parashikon veç aksit kryesor me 4 kalime dhe dy rrugë paralele në dy krahët, si dhe ndërtimi i dy mbikalimeve, një në zonën e Selitës dhe një në rrugën e Kavajës.

8 komente në “Çfarë do bëhet me “Zogun e Zi?”/ Rama: Do gjejmë një zgjidhje”

  1. tironsi says:

    O bole gazetar. Me vendim personal ne kundershtim te vendimit te gjykates shembi mbikalimin te zogu i zi PD. Lexo ndonje gje para se te shkruash gomarlleqe

  2. Era e Malit says:

    Nuk zgjidh asgje me ate mbikalim o Veli-Rame-Dervish!
    Tirana kryeqytet i vetem ne bote me 1 dalje per Veri-Jug-Perendim, superstrada Tirane -Durres.
    Duhet te besh patjeter 1 korridor Tirane – Peze – Rrogozhine qe trafiku per ne Jug te mos kaloje nga Durresi. Te pakten te rehabilitonit rrugen e vjeter nga Ndroqi, do ishte gjysma e se keqes.

    1. mirel says:

      Po e ka mendjen mbikalim ai.
      Eshte tender plus ne xhepa. Me vone sheh e ben per ndonje rruge tjeter.

  3. mirel says:

    Beje prape. Ate pune kemi. Paret e popullit jane.
    Boll qe tenderat e japin fitimin , pa miletit c’i q. temen

  4. JO MBIKALIME says:

    ZOGU I ZI E KA ZGJIDHJEN SI NE TE GJITHA QYTETET EUROPIANE VETEM NEN KALIM JO MBIKALIM .
    NEN KALIMET QE JANE PERDORUR EDHE NE MES TE PARISIT SI DHE NE SHUME QYTETE TE TJERA .
    NEN KALIMI NUK LEJON BARIERA VIZIVE DHE NUK E NDAN TIRANEN NE DY ZONA .
    PROJEKTUESIT E RRUGEVE NUK GJEJNE DOT EDHE NJE MBIKALIM TE VETEM NE QENDRAT E QYTETEVE EUROPIANE .

  5. nord.al says:

    Per cilin zog te zi e ka fjalen?

  6. astriti says:

    MBIKALIMET per kembesore i gjene vetem ne Shqiperi dhe ne asnje vende tjeter ne Ballkane dhe me gjere.Si duket keto mbikalimet ne Shqiperi eshte duke i ndertuar ndonje firme e afert me PS dhe e kane qelbe gjithe Shqiperine .Turpe ,vende unikate me keto ngrehina monstra qe askush nuk i perdore…

  7. Alban Dardani says:

    — TIRANA, per lehtesimin e qarkullimit ka nevoje per zgjidhje te shpejta, por krahas, ……..duhet meduar per zgjidhje afatgjata [te prhereshmre];
    — Zgjidhjet e shpejta eshte e nevojshme te jene pjese e zgjidjeve te perhereshme [ per kursim shpenzimesh dhe kohe] .
    — Vazhdoj te ngacmoj idene [endrrat] e nJe TIRANE ME NEN KALIME E MBI KALIME TE GJATA , NGA VERIU NE JUG — DHE NGA LINDJA NE PERENDIM , [ PEFSHI ATO NEN TOKSORE ]

    — Lehtesimi i ZOGUT TE ZI. mund te behet ME MBIKALIM, te pakten NGA STACIONI i TRENIT, –ne krah te shkolles Fullsit — ZOGU I ZI- INSTITUTI VUJO KUSHI -[ Me nje degzim ne drejtim te ish skolles partis.]. Me synim qe ky mbi kalim te vazhdoje te lehtesoje – 21 DHJETORIN – VASIL SHANTON aty ky mbikalim mund te vazhdoje duke U KTHYER MBI PERROIN [lumin ] E LANES [ ne te dy krahet e saj]

    — LANA DO NJE PROJEKT TE VECANTE DHE KOMPLEKS ,, I CILI NUK KERKON C’PRONESIME , DHE MUND TE JETE ME SHUME LEVERDI PER GJITH TIRANEN, ME SHTRIRJE NDA KOMBINATI AUTO -TRAKTORAVE OSE SHOZA DHE DERI NE ZONEN E LAKNASIT APO RINAS

    1- Per EKOLGJINE dhe PASTERTIN E LANES duhen ndertuar ne rajonin SHKOZE – DAJIT- FARKE 3- – 4 UJE-MBLEDHES te cilet here pas here komandohen per pastrimin dhe FRESKINE E LANES ,[ duke u shfrytezuar edhe si MINI-PARQE TE PYLLEZUARA, , per NDERTIME VILASH TYRISTIKE dhe per GJUAJTJEN E PESHKUT ]

    2 – MBI LANA, duke E shkeputur [ lartesua ] me kollona te fuqishme , te shfrytezohet per ,2 MBIKALIME ne te 2 krahet e saj GJATE GJITHE GJATESIS NGA SHKOZA DERI NE RINAS ,[ LAKNAS].

    3- MBI – KALIMET MBI LANE, ne disa pjese [vende] te ngrihen 2 – 3– 4 kate me lart , DUKE I KTHYER MBI TE NE PARKINGJE per autmjetet qe kane te drejte te qarkullojne e parkohen ne qender te Tiranes., mud te jene te shkeputur nga njeri tjetri dhe ne vendetme te domosdoshme,, ne harmoni me arkitekturen per rreth .

    4– KRYQEZIMI I 21 DHJETORIT mund te lidhet me MBI KALIMIN ; KOMBINA- 21 DH. – -Z,ZI— ST. TRENIT me perspektive KAFE-RREMES ose KINOSTUDJO duke synuar bashkimin me MBIKALIMIN E SHKOSES [MBI LANE ] . keshtu Tiranes i behet NJE UNAZE MBI-KALUSE. te pakten ajo mund te shrytezohej per qarkullimin e arbaneve elektrik forme TRANVAI ose AJER-BASI
    — NE PERSPEKTIVE KY MBI KALIM MUND TE VAZHDOJE PER GJATE BREGUT TE LUMIT TE TIRANES = KODRAT E PASKUQANIT……………….. KAMEZ

    5- – KRYQEZIMI TEK STACIONI I TRENIT- bulevardi ZOGU PARE mund te lehtesohet me nje NEN-KALIM TOKSOR duke filluar ne UNaze – tek BURGU VJETER. == po tek STACIONI I TRENIT mund te vazhdoje me KALIM NEN-TOKSOR deri tek UNIVERSITETI me synim per dalje ne SAUK [ FARKE ]. === Poshte PALLATIT te BRIGATAVE, ka qene nje tunel me seksion te ngushte, ne forme ”ylli” me 3 ose 4 dalje ; [ nga liqeni artifucial, — poshte varrezave te deshmoreve dhe — mbrapa Universitetit te Tiranes].

    –_-Mbi LANA duhet shfrytezuar , por jo si barbarija dhe karikatura qe u prish.
    – – NDONJE HERE……. ENDERRAT …….E DHE DALIN. — Keshtu ka thene i ndjeri ” JOVAN BREGU” …[ Ndjes paste ]
    Suksese, T. Voda – NY– USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje