Lulzim Basha apo Arlind Qorri?

2 Dhjetor 2016, 09:13Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Opinion” Lulzim Basha deklaroi se protesta do jetë pjesë e përditshme e aksionit të tij opozitar

Drejtuesi B.Fevziu i ka vënë në dukje që më shumë efekt kanë protestat e të rinjve që drejtohen nga Arlind Qorri, lëvizja që qëlloi me vezë Ramën dhe me salcë, ministren e Arsimit.

A do hyjë Partia Demokratike në zgjedhje?

“Partia Demokratike është e angazhuar për garantimi e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është një betejë që ne e kemi nisur në të gjitha frontet institucionale, publike, diplomatike dhe do ta vazhdojmë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Patjetër që Partia Demokratike do të përballet me një koalicion, me një aleancë më të gjerë me këtë qeveri të dështuar, pa përfshirë LSI. PD nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim”.

A ka realisht Partia Demokratike një plan protestash për t’u kthyer në Janar?

“Padyshim që protesta është pjesë e përditshme e aksionit tonë opozitar. Ka pasur sot, para disa ditësh në Shkodër, në Fier. Protestat janë siç kanë qenë dhe gjithmonë pjesë e aksionit opozitar dhe do të vazhdojnë të jenë, si për raste të veçanta që kanë të bëjnë për padrejtësitë ndaj qytetarëve”.

Ka bërë më shumë lajm protesta e Arlind Qorrit? Ku është produkti i protestave tuaja?

“Produkti i protestave është mbledhja e një numri të madh qytetarësh. Rruga për të ndryshuar Shqipërinë është bashkimi i gjithë qytetarëve të ndershëm rreth një kauze dhe kauza nuk është vetëm e një partie politike, por e një Shqipërie për të gjithë. Si do ta ndërtojmë? Kjo kërkon një platformë të detajuar, një vizion se ku do të shkojmë dhe çfarë dot të bëjmë. Protestat do vazhdojnë dhe do të intensifikohen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje