Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka vendosur që një gjeneral i pensionuar i marinës amerikane, i njohur si person që flet hapur dhe për fitore në betejat i Irakut dhe Afganistanit, të jetë sekretari i ri për Mbrojtje.
Trump e ka bërë të ditur gjatë një mitingu se ai dëshiron që gjenerali James Mattis të udhëheqë Pentagonin.
Mattis, 66 vjeçar, ka udhëhequr divizionin e marinës gjatë pushtimit të Afganistanit në vitin 2001 dhe më pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, gjatë së cilës u hoq nga pushteti Sadam Hysein.
Ai më pas udhëhoqi trupat amerikane që rimorën qytetin irakian, Falluxha, gjatë një prej betejave më të përgjakshme të luftës në vitin 2004.
Më vonë ai udhëhoqi Komandën Qëndrore amerikane në fillim të vitit 2010, duke vëzhguar operacionet ushtarake në Lindje të Mesme deri në pensionimin e tij në vitin 2013.
Prej pensionimit, Mattis ka qenë kritik i ashpër i politikave të presidentit Barack Obama në atë rajon, duke thënë se ato politika kanë kontribuar në rritje të ekstremizmit.
Ai gjithashtu ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Iranit, por edhe Rusisë, diçka që e vë atë në kundërshtim me qëndrimet më pajtuese të Trumpit drejt Moskës.
I njohur brenda rretheve ushtarake me pseudonimin, “Qeni i çmendur”, qëndrimet tejet të hapura dhe të ashpra kanë bërë që ai të qortohet në të kaluarën.
Në vitin 2005, ai u kritikua kur i tha një paneli diskutimi në shtetin e Kalifornisë se: “Është argëtuese të gjuash disa njerëz”.
“Shkon në Afganistan, gjen burra që rrahin gratë për pesë vjet vetëm pse nuk kanë mbajtur shaminë”, ka thënë Mattis gjatë komenteve që janë regjistruar edhe me kamera.
“E dini, njerëzve të atillë s’iu ka mbetur pikë burrërie. Prandaj, është shumë argëtuese t’i gjuash me armë ata”.
Mattis pritet të marrë përkrahje të fuqishme nga Kongresi, institucioni që duhet të miratojë nominimin e tij.
Para votimit, megjithatë, ata duhet të miratojnë fillimisht një përjashtim nga ligji aktual që ndalon personelin ushtarak të mbajë poste të arta civile në Departamentin e Mbrojtjes, pas pensionimit.
More Edvin RAMA, kryeminister i sukseshmesm deri tani i Shqiperise, po ku Trapi ose Trampi i Amerikes qe vet eshte 71 vjec, dhe ku Ti qe po na i emeron te
gjithe
stekat mbajtese te shtetit – te moshuar nga 60 – 70 vjec?!. Po tregohet Ka. apo i zgjuar? Si medon Ti, qe e ke mbushur administaraten me vagina te
infektuara seksualisht dhe tru te infektuar korutivisht qe nuk pop gjejne derman ne klinikat e botes, dhe me Hajadare qe ngjajne si te tille qe nga
pamja e jashtme e lere nga mendja qe e kane funksionalisht analfabet?!. Ta dish more Edi se cfare behet ne administraten shtetrore, te iken mendja familjarisht, per te paketen 100 vite rradhazi. Po kjo mua me intereson, mund te ishte pergjigjia tende ! Mbase. Ti rroc Partise dhe Popullit, bashke me xhuxhat aust rretherrotull.