“Pse sillesh si katunare”, “Jeta s’bohet pa lek”, “E ke senin e vogël”… Si ndryshuan këngët shqiptare të dashurisë

2 Dhjetor 2016, 09:37Lifestyle TEMA

“Ti ma nxive jetën”, “Pse sillesh si katunare”, “Jeta s’bohet pa lek”, “E ke senin e vogël”… Këto janë copëza tekstesh të këngëve të sotshme për dashurinë.

Djali, që atëherë të priste me biçikletë, sot të pret me sllon, nuk të dhuron një tufë mimozash, por çelësin e një “Ferrari”. Beli i këputur që imagjinohej te burimi i fshatit, ku vajza mbushte ujë, tani s’ka nevojë fare për imagjinatë, se vajza e ka zhveshur vetë; dhe jo vetëm belin, po çfarë të duash…

“Kënga njëherë këndon veten e pastaj për mua e për ty”, thotë tekstshkruesi Lefter Çipa. Po kështu këndojnë këngët polifonike, po ato që buçasin kanaleve televizive, radiove, xhamave të makinave, pub-eve, kujt i këndojnë?! Gjithnjë e interesuar ndaj fenomeneve të tranzicionit, Donika Mustafaj kësaj here është ndalur te këngët e dashurisë; si kanë ndryshuar ato në këto 25 vite demokraci. “Kur kënga nuk ishte Pazar”. Kështu titullohet dokumentari më i ri i skenaristes dhe regjisores Mustafaj, i cili u shfaq dje në Kinema “Millenium”.

DY KOHË

Kompozitorë e poetë, që kanë krijuar përpara viteve ’90, por vazhdojnë të jenë aktivë edhe sot, rrëfejnë se si shkruheshin këngët asokohe dhe si shkruhen sot; se si një autor teksti apo muzike kalonte net të tëra zgjuar, jetonte me krijimin e vet, vërente me vëmendje histori e i transformonte në këngë… Jorgo Papingji, Luan Zhegu, Lefter Çipa, Flamur Shehu, Nasho Jorgaqi, Adrian Hila, Pandi Laço, Agim Krajka, Arben Duka, e shumë të tjerë rrëfejnë për Mustafajn.

Posteri i dokumentarit

Dokumentari është ndërtuar mbi shumë zëra, mbi kontraste të forta dhe përplasje mes këngësh të dy periudhave të ndryshme; tekstesh; ritmesh. Ndryshimi është radikal. Dashuria e ndrojtur, e fshehtë, e veshur me një simbolikë erotike në këngët e para viteve ’90, qofshin këto të lehta apo edhe popullore, është zëvendësuar me erotikën e hapur, karnale, të drejtpërdrejtë, pa shumë naze dhe ojna, materiale e kapriçoze; ndërsa gëzimi i dashurisë dhe i pritjes është shndërruar në dhimbjen e ndarjes, tradhtisë, “tjetrës”.

Këngët janë vetë ato që flasin, por Mustafaj ka marrë edhe mendimin e një klase nxënësish. Çuditërisht, ata thonë se ata nuk e gjejnë veten te këngët e pas viteve ’90, se tekstet e tyre janë banale, që e trajtojnë dashurinë si një ndjenjë ordinere, që nuk të mësojnë asgjë për të, që flasin më shumë për vuajtjen se për gëzimin që të fal, se bëhen vetëm për të fituar treg.

PYETJE QË KËRKON PËRGJIGJE

Sipas vetë kompozitorëve apo tekstshkruesve “atëherë këngët bëheshin pa hile”, ndërsa sot është tregu ai që e orienton këngën. Por, nëse është tregu ai që i orienton muzikantët e poetët drejt një kënge sipërfaqësore, komerciale; nëse nuk janë të rinjtë ata që e pëlqejnë, atëherë kush janë ata që e konsumojnë këtë këngë?!

Përse ato shtohen dita-ditës, bashkë me fytyrat e këngëtareve manekine?! Autorja e orienton dokumentarin drejt idesë së saj që kënga e dashurisë ka pësuar një zvetënim të dukshëm, ajo e dokumenton këtë fenomen, por nuk na jep arsyen përse. As vetë kompozitorët dhe autorët e teksteve nuk na japin një arsye se përse ka ndodhur ky shndërrim.

Ata thonë se e dikton tregu; se nuk ka kontroll; se këngë mund të bëjë dhe mund të këndojë kushdo; se një këngë mund të blihet dhe shitet në Pazar, por nuk na thonë se si është krijuar ky Pazar dhe kush janë blerësit e tij. Ndër të intervistuarit nuk ka asnjë që të pranojë se i pëlqejnë këngët tallava, këngët e Çiljetës, Zajminës, Florit, Medës, Xhesika Ndojt, Encës, Luana Vjollcës, Getoarit, Tunës, Nojzit, Stresit dhe gjithë shokëve të tyre. Dhe nga sa shohim përditë, nuk janë pak ata që i pëlqejnë, i këndojnë e kërcejnë këto këngë. (Panorama)

3 komente në ““Pse sillesh si katunare”, “Jeta s’bohet pa lek”, “E ke senin e vogël”… Si ndryshuan këngët shqiptare të dashurisë”

  1. joel shkodra says:

    Mua me duket e thjeshte: Para viteve ’90 kenget e dashurise beheshin nen nje kontroll te rrepte per çdo fjale e per çdo note. Bile, edhe shume kenge te viteve ’50 me tekste “te pakontrolluara” u hoqen nga transmetimi ne radio. Mund te permend “Prape erdh pranvera” (kenduar nga Pjeter Gjergji) apo “Kur gjethet bijne ne vjeshte” (kenduar nga dueti A. Take – R. Stamolla). Po keshtu edhe mjaft kenge te festivaleve te viteve ’60-’70, duke filluar nga “Lemza” e deri “Naten vone” etj. etj. Pra, kur ndonje kenge i rreshqiste kontrollit ajo hiqej nga qarkullimi. Pas viteve ’90 çdo krijim nuk i nenshtrohet kontrollit, prandaj kemi kete muzike e keto tekste qe kemi. Sidoqofte, muzika e bukur dhe tekstet e bukura gjithnje do te pelqehen me shume se sa disa “te perçudnuara”.

  2. Kenga Jone says:

    Po ju paskeni harruar me te bukuren, “te lagi me shampanje” hehehe, qe perkthehet ne “ta derdh spermen mbi trup”. ?

  3. Titulli shkrimit..le per tw deshiruar … sa kenaqesia e shkrimit SHKRIM.

    O “joel prej shkodre”,une di nje gje, qe shodranet jane liberale,po jo bastarde.
    sa per komentuesin “kenga jone”, do i lutesha botuesve, mos ti vene mw, komente te tilla.
    Shkrimi nga gazeta juaj pa autor e pershendes, se ka shkruar c’duhet shkruar
    e realizuar dhe ne jete.
    Pershendetie autoreve te teksteve me Jorgo Papingjin e Luan Zhegun i dyfishte;krijues kengetar,
    te paarritesmit se pari si NJERI.
    Urime per aktivitete te tilla, po me sa me shume, VACE ZELA e Fitnete Rexha ne skene,
    me tere plejaden e tyre te viteve “KREATYRE”e kenges shqiptare…(jo kenge popullore me ato veshje
    bastarde po ..po jo “allafrenga”..)
    PO:
    Kenga jehon.
    n’cdo skat’atdheut ton’..
    .revolucioni marshoon…
    ishte kenga qe beri shqiperine te njohur ne bote,pos te tjerave ,
    me se pari HYMNIN e FLAMURIT, qe kur na vine kengetaret nga Athdheu,
    deri ketu tej oqeaneve, na bejne te jetojme ne atdhe.
    Kete bene keto “Dite NENTORI,”Fiqrete Laze me shoke e shoqe, ne Tornto.
    I falenderojme.

    Toronto 04-12-2016 Guri Naimit D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje