Ndërkohë që në Shqipëri vazhdon debati për qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me hapjen e negociatave, një burim nga Ministria e Jashtme gjermane i tha agjencisë BIRN, se Berlini pritet të mbështesë qëndrimin e Komisionit Europian më 13 dhjetor.
KE sugjeron hapjen e negociatave, pas miratimit të vetting-ut.
Ky burim tha se është e rëndësishme që Shqipëria të implementojë reformën e shumëpritur gjyqësore.
“Ne mirëpresim vendimin e Komisionit të BE që të nxjerrë një rekomandim për të hapur negociatat e anëtarësimit, në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
“Ne jemi të bindur se qeveria shqiptare ka vullnetin, kapacitetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar për të zbatuar në mënyrë të qëndrueshme reformat e rëndësishme në muajt që vijnë, siç kërkohet nga Komisioni i BE-së, përpara hapjes së negociatave”, tha burimi.
Ligji i vetting-ut ka ngecur për shkak se pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pas një padie të ngritur nga Partia Demokratike.
Burimi zyrtar gjerman tha se po e ndjekin këtë çështje me vëmendje.
“Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformën në kontekstin e misionit EURALIUS, i drejtuar nga gjyqtari gjerman, dr. Rainer Deville.
Ky mision ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi”, tha burimi.
Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha për BIRN se Shqipëria i është nënshtruar ndryshimeve themelore gjatë viteve të fundit dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt reformizmit, por vendet e BE akoma janë duke diskutuar se cili do jetë pozicioni final për ccështjen e hapjes së negociatave.
“Është e zakonshme që Këshilli i BE të marrë një pozicion të përgjithshëm në formën e konkluzioneve për paketën e zgjerimit të Komisionit. Vendet anëtare të BE janë duke diskutuar aktualisht këtë në Këshill”.
data 13 esht dat tersi.
dicka nuk do shkoj mbar ne kte histori
Ky “burimi” mos eshte gje roje te ministria e jashtme.
Apo po the burimi e boton dhe ne gazete5dhe njerezia e beson.
Pika ku eshte katandisur rilindja.