Tenderi i Bashës për listat dhe përgjegjësinë e humbjes në PD

2 Dhjetor 2016, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje për të justifikuar hapjen e PD dhe humbjen e saj. Në daljen e tij të fundit në TV, ai ka theksuar se PD është e hapur për cilindo që dëshiron të kandidojë, duke e ftuar të shkojë të plotësojë formularin e përgjegjësive në PD.

Deklarata, e cila duket si foshnjore për një politikan që drejton formalisht partinë më të madhe opozitare, në të vërtetë është një thirrje për të justifikuar hapjen dhe për të mbyllur debatin mbi përgjegjësinë e humbjes.

Një parti e madhe politike si PD, kur vendos të hapë partinë, duhet të ketë parasysh çfarë boshllëqesh do të mbushë dhe ku e ka dëmtuar mbyllja.

Nëse PD ka pasur devijime ideologjike, pra ka shkuar majtas, ajo duhet ta hapë partinë ndaj një të djathte më natyrale dhe të besueshme. Nëse ka shkuar shumë djathtas, duhet ta hapë ndaj elementëve të moderuar. Nëse partia është mbyllur brenda një klani familjar të Berishës, duhet ta hapë drejt një gare reale mbështetur mbi individë të spikatur. Nëse PD-në e ka dëmtuar mbyllja ndaj vetë elementëve të saj me reputacion, duhet t’u japë atyre përparësi në parti, etj. Pra, para se të bësh thirrje se “i hapa portat” duhet të bësh një skanim të gjendjes në parti, se ku e ka dëmtuar mbyllja.

Në fakt Lulzim Basha nuk ka thënë kurrë që PD ka qenë parti e mbyllur, përkundrazi, për tre vite që ai është në krye të saj, ka bërë kujdes të spastrojë partinë nga kundërsharë të tij. Ai ka thyer rekordin më jopolitik të historisë sonë, duke marrë njerëz tërësisht jopolitikë, të punësuar në kompaninë e Kunatit të vet dhe duke i bërë direkt anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa qenë ende anëtarë të PD.

Ai ka luftuar kundërshtarët që mbështetën Olldashin dhe është në situatë lufte me çdo kritikë brenda partisë.

Thirrja e tij për të hapur partinë, “pa dallim feje, krahine, e ideje”, në të vërtetë është një maskim i mbylljes së partisë, dhe një mënyrë për të ngushtuar rrethimin e karriges së tij.

Duke iu bërë njerëzve thirrje të vijnë të plotësojnë formularë për deputet, Basha është duke bërë një tender publik për ata që do të paguajnë të bëhen deputetë. Siç ka ndodhur rëndom me shumë kryetarë degësh në partinë e tij, që kanë paguar për t’u bërë kryetar, kjo me sa duket do të jetë një mënyrë për të piketuar individë që janë të gatshëm të paguajnë të futen në lista.

Por kjo është vetëm ana korruptive e problemit. E keqja më e madhe është efekti politik i saj. Duke mos përcaktuar për çfarë ka nevojë Partia Demokratike, Lulzim Basha është duke justifikuar futjen në PD të njerëzve jopolitikë të bizneseve të veta, që t’i ketë si badigardë pas humbjes së Qershorit.

Ajo që është interesante në deklaratën e tij dhe që ka të bëjë me atë që quhet “formulari i përgjegjësive”, Basha mendon se përgjegjësinë për humbjen pas kësaj “hapje” nuk do ta mbajë Basha, por ata që do pranojnë të futen në PD dhe të mos ia dalin dot të fitojnë.

Pra në këtë rast, ai edhe bën një tender për të futur në garë njerëz anonimë me para për t’i bërë presion kundërshtarëve të vet në parti, që nuk u shkon mendja të shkojnë të paraqiten tek Kunati i tij, dhe mendon se do t’i ikë përgjegjësisë në rast humbjeje.

Në fakt e vetmja gjë që mund të funksionojë është e para. Lulzim Basha mund të bëjë ca para me këto zgjedhje. Në emër të “hapjes”, ai mund të fusë në PD njerëz anonimë, pagatorë të klanit të tij dhe besnikë të tij pas humbjes. Por shpresa që këta mund ta mbrojnë është e kotë.

Atë mund ta mbrojë vetëm ai që e ka vendosur kryetar. Dhe që ta bëjë këtë ai nuk mund të rrijë indiferent “ndaj kësaj hapjeje”, ku njerëzit të pranohen në PD me formularë që dorëzohen tek Kunati. Duhet të paraqiten tjetërkund nëse duan të hyjnë vërtetë, qoftë dhe me lekë. Dhe s’ka nevojë ta mbrojnë. Boll të paguajnë atje ku është paguar për tetë vite për çdo tender.

6 komente në “Tenderi i Bashës për listat dhe përgjegjësinë e humbjes në PD”

  1. Radioskopia e nje krimineli says:

    njhuni me lul kriminelin qe mbrohet hapur nga shtetet e lulbashkuara te amerikes dhe nga shtetet e shkedhyera europjane

    Si i fitoi “Bechtelulbasha” 400 mln dollarë nga Rruga e Kombit
    Postuar më: 01 Shkurt 2015 Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin të Rrugës së Kombit duke treguar se bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto deri më sot prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje duke permendur dhe aferen kriminalet et Lul Bashes
    Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
    Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
    “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
    Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
    ..
    Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
    Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare

  2. kopani says:

    I lumi ky Lulushi Bibilushi , ka gjetur nje zgjidhje shume te vecante per te bere fushate ?! ” Ngopjen me luge Bosh ” qe ideale . Perse ? sepse ai e ka te qarte se sa mundet te pjelle Mushka aq ka mundei te fitoje P D me Kermen Sahli , po dhe ky Debil aq ka mundesi te behet Kryeminister . Do duhet te quhet fitore historike ne se kjo force e eret politik berese , grup teroristesh , anti shqiptaresh , rrugecerish , te cilet jane bere gazi i botes ne se dalin force e katert Respektivisht P S , L S I , P A A , P D ?

    1. Luli ta nguli says:

      O Kopan, po ky marre kellira burre I mire eshte? Po ke shok thuaj kujdesu per kurven qe ke per grua se edi nuk e Ka problem me qi grate e sherbetoreve si mero base.

  3. Emigranti says:

    Lulushi, vazhdone te mashtroi e genje shqiptaret, nderkohe, ka porositure valixhen, qe diten e pare te humbjes, se pd, ne zgjedhjet e Qershorit, dote mare aratine ne Hlande, ku ka blere nje dypallate, se si dalin disa qe ka lene me qera e Tirane.

  4. QYTETARI OPTIMIST says:

    Ky bytheshpuare, paska bere njemije enje te zeza, popullit e vendite tone dhe dele e bene morale para qytetareve., Ne vende qe te kalbeje ne burge, pirati kerkone te behet despote. Ky moster e heqe vehten Mesia, vetem kure te vine ne pushtet, dote beje cudira e mbrekullira,. Qutetaret edhe pa pune, do hane e pine, sdo paguaje drite e uje, taksa e tatime. Fermeret dote kene aqe prodhime bijqesore e blektorale, sa sdote ankohet njeri, per prodhime dhe shitje malli. vetem na jepni voten, te behem une kryeminister, se edhe naten dotua beje drite shqiptareve. Keshtu thoshte edhe ariu[ Do behen goricat sivjete , se me ahen mua.] Me gjithe keto krime qe ka bere, bashke me salushin, kure te shikojne majen e eshit, kane per te mare pushtetin. Ju lutem, velezer dhe motra, mose bini viktime e ketyre mafjozeve. Denimin duhet ta marin me voten e Qershorit.

  5. bledi says:

    OOO LLLLLEEEEGGGGEEENNNAAAA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje