Horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

3 Dhjetor 2016, 18:10Kronika TEMA

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku 42-­vjeçarja ka rënë nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Kryengritja”. Policia ka shoqëruar si të dyshuar bashkëshortin e saj, Ferdinand Ruko. Një prej fqinjëve të çiftit që sapo është kthyer nga Gjermania pretendon se kemi të bëjmë me vrasje.

Sipas fqinjës, ajo e ka parë të gjithë ngjarjen dhe thotë se, Ferdinandi e ka shtyrë bashkëshorten nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin.

Ngjarja ka ardhur pas një sherri, mëson “Panorama”, dhe pas zënkës bashkëshorti ka tentuar ta çojë peshë dhe ta hedhë nga dritarja. Pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar të gruas për t’u mbajtur, Ruko e ka shtyrë me të gjithë forcën duke e hedhur në tokë.

“E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme. Ne e gjetëm të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit, siç duket sapo kishte dalë nga dushi”, thotë fqinja e çiftit.

E pyetur nëse mes çiftit ka pasur probleme të mëparshme, fqinja thotë se ishin një familje e përkryer. “Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre”, u shpreh ajo.

2 komente në “Horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit”

  1. tfgs1 says:

    Corapekuq,turp te jesh kryeminister i kesaj rrace bastarde sunitesh,turp……………………..

  2. Paqesori says:

    Ruko ketu, Ruko atje , Ruko lart …Ruko perdhe ! Zot na mbaj mendjen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje