Këto foto janë bërë nga NASA në Antarktidë.
Prej muajsh NASA po studion lëvizjet dhe shkrirjet e akujve në polin e jugut.
Të dhënat janë të frikshme.
Brenda pak javësh një bllok prej 6500 kilometrash ka pësuar një krisje të madhe.
Sipas NASA-s, brenda 2020-ës ky bllok mund të shkëputet i gjithë dhe të shkrijë për pak kohë.
Kjo do të thotë rritje e nivelit të detit, ngritje të tempëraturës deh shumë anomali të tjera.
Natyrisht që vetëm ky bllok nuk mund të shkaktojë katastrofa të mëdha, por është një tregues i frikshëm se akujt po shkrijnë me shpejtësi të jashtëzakonshme.