Në më pak se 3 javë pasi humbi një “MiG-29”, duket se Marina ruse ka humbur një tjetër avion gjatë operacioneve të aeroplanmbajtëses “Admiral Kuznetsov”, këtë herë një avion mbrojtës “Su-33”.
Burime ushtarake të “the Aviationist” raportojnë se avioni shumëfunksional rus, që ngrihej në fluturim nga aeroplanmbajtësja e pozicionuar në Mesdhe, është rrëzuar gjatë së shtunës së 3 dhjetorit.
Sipas raportit, avioni luftarak është rrëzuar pas përpjekjes së dytë për t’u ulur në aeroplanmbajtësen “Admiral Kuznetsov” edhe pse me një mot me kushte të mira, siç cilësohen shikueshmëria prej mbi 10 km, gjendjes së detit 4 dhe erërave prej afro 14 metrash në sekondë.
Nga sa bëhet e ditur, dyshohet që avioni të ketë pasur probleme elektrike dhe ka dështuar të qëndrojë në fluturim, duke rënë vetëm pak larg kiçit të anijes, raporton TCH.
Piloti u katapultua me sukses nga avioni dhe u ndihmua nga helikopterët e kërkim-shpëtimit të Marinës ruse.
Duke pasur në konsideratë përplasjen e “MiG-29K” të shënuar më 14 nëntor, nëse konfirmohet, kjo do të jetë humbja e dytë e regjistruar për aeroplanmbajtësen “Kuznetsov” në më pak se 3 javë, si dhe një goditje domethënëse p
O TYCO, ERA ME SHPEJTESI 14 MILJE NE SEKOND, I BIE 50400 MILJE NE ORE… ESHTE 14 METRA PER SEKOND
14 metra ne sekonde i bie 50.4 km ne ore,nuk eshte pak.
Duhet te kete qene 14 milje ne ore,nje milje detare eshte 1.8 km,i bie 25.2 km ne ore.
Keta Ruset humben dy avione pa kundershtar,vejehalli po te futen ne luftime me avione te tjere,Amerikane apo Turq qofshin.
Mos ja +i robt….. 14 milje në sekonde?????
90720 km/h…nuk paskan pasur faj piloti. Hahaha