Kush është gjyqtari i akuzuar si shkaktar për vrasjen tronditëse në Fier?

5 Dhjetor 2016, 19:04Kronika TEMA

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës për gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, i cili dha vendimin e mbrojtjes për Liljana Rukajn, gruan që gjeti vdekjen ditën e shtunë pasi e hedhur nga kati i katërt nga bashkëshorti i saj.

Gjyqtari Ergys Selmani akuzohet për shpërdorim detyre pasi sipas policisë, rezulton se në shkelje të ligjit ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e Liljana Rukos tek autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e saj.

Policia thotë se pas kësaj ka ardhur pasoja e rëndë e vrasjes së saj nga bashkëshorti.

Nisjen e hetimit për gjyqtarin në fjalë e ka përshëndetur përmes rrjeteve sociale ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Zyrtarisht ka një hetim të çelur ndaj proçesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtjes për Liljana Rukajn. Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje, jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera. Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje. Tani t’ja lëmë drejtësisë në dorë!”, thotë ai.

Liljana Ruko, 43-vjeçarja nga Fieri humbi jetën pasditen e së shtunës, pasi është hedhur nga dritarja e tualetit të shtëpisë së saj, në katin e katërt.

Ngjarja ndodhi në orën 15:45 në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe, sipas policisë, më herët kishte ndodhur një konflikt në familje mes 43-vjeçares dhe bashkëshortit të saj.

E ndjera u dërgua me urgjencë për në spital, por për shkak të lëndimeve të rënda në trup humbi jetën pa mbërritur në duart e doktorëve.

Policia, ndërkohë ka shoqëruar bashkëshortin e saj 52-vjeçar, Ferdinant Rukaj, nën akuzën se ka hedhur bashkëshorten nga ballkoni. Ai akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

2 komente në “Kush është gjyqtari i akuzuar si shkaktar për vrasjen tronditëse në Fier?”

  1. mirel says:

    Hahaha cfare percaktimi idiot i llojit te krimit “per shkak te mardhenieve familjare”.
    Mardheniet familjare nuk jane shkak krimi. Eshte personi qe vret. Me paramendim..pa paramendim..rrethana qe e lehtesojne ose rendojne krimin.
    Qe per mua eshte ne paramendim dhe me ftohtesine me te madhe.
    Ky eshte sadizem..dhe veprim i turpshem.
    Jane disa vepra penale te konsunuara ne kete krim.

  2. Çuçi says:

    Po mire gjykatesi E.Selmani kush eshte e cfare ka bere nuk e morem vesh…gazetar palla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje