Motra e babait që vari dy fëmijët dhe pastaj edhe veten ka rrëfyer tmerrin.
Lindita Golka, motra e Naum Toshit ka treguar se ka qenë babai ai që ka gjetur tre viktimat në katin e dytë të banesës.
“Vëllai jetonte vetëm me dy fëmijët, gruaja ishte larguar para dy muajsh” ka thënë motra, raporton “Panorama”.
Ajo ka thënë se trupat e pajetë i ka gjetur babai.
“Babai në mëngjes gjeti një letër te dera që shkruhej, “ngjituni lart”.
Më pas babai është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka pare tmerr me sy, teksa ka parë tre trupat e pajetë“, thotë ajo.
Mësohet se bashkëshortët kishin disa vite që jetonin në emigrim, në Greqi dhe kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer.
Panorama raporton se çifti kishin rreth 6 vite të martuar dhe djali o madh ishte nga një lidhje e mëparshme e gruas.
Pak kohë më parë gruaja ishte larguar për arsye që ende pritet të sqarohen dhe i kishte lënë të dy fëmijët bashkëshortit në banesë.
Disa media thonë se ajo ishte larguar pasi e shoqi nuk e linte të punonte.
Krimi ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që trupat janë gjetur mëngjesin e sotëm.
Ohhh Zot pse le qe te ndodhin te tilla tmerre!!!??????????????????????