Një dëshmitar okular, i cili nuk kishte njohje as me viktimën, por as me autorin e krimit makabër në Fier ka rrëfyer ngjarjen tronditëse për “Ora News”. Dëshmitari është tronditur nga ngjarja e rëndë në familjen Ruko. “Kalova rastësisht aty, as nuk i njihja fare. Dëgjova ulërima dhe ngrita kokën lart. E pashë gruan e lemerisur dhe lakuriq teksa ai e nxirrte jashtë nga dritarja. E hodhi me kokë poshtë. Nuk mundëm të bënim asgjë. Jemi të tronditur”, tha ai.
Ndërsa një tjetër dëshmitar që ndjeh autorin u shpreh se e kishte takuar tri orë përpara ngjarjes.
“E njoh Fredi Rukon prej 5 vitesh, dje e takova 3 orë para ngjarjes. Ishte i nervozuar, kishin një muaj e gjysmë që ishin kthyer nga gjermania, i ishte refuzuar azili.