Shiti për herë të dytë apartamentet 50 mijë euro, në pranga 32-vjeçari në Tiranë

4 Dhjetor 2016, 09:22Kronika TEMA

Shiti për të dytën herë dy apartamente në Tiranë, prangoset një 32-vjeçar.

Engjull Brengasi i ka shitur një gruaje dy apartamente për 50 mijë euro secili, por pa ia dhënë më pas ato.

Pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

“Ky shtetas është arrestuar pas kallëzimit të shtetases Q. M., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, se shtetasi Engjull Bengasi dyshohet ti ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi, me pretendimet se do ti shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, por që pasi ka marrë shumën e mësipërme nuk i ka dhënë 2 apartamentet siç ishte bërë marrëveshja, por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë”, sqaron policia.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim dhe fallsifkim i dokumentave (kontrata)”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje