Vëllai i kreut të Bashkisë Devoll, përleshje me policin në Komisariat

3 Dhjetor 2016, 18:36Kronika TEMA

Vëllai i kreut të Bashkisë së Devollit është shoqëruar në Komisariat pas një konflikt me disa efektivë policie. Sipas të dhënave nga burime të rezervuara të Policisë, Altin Nallbati është shoqëruar pasi është konfrontuar dhe ka goditur specialistin e SHÇBA-së, Devi Ago dhe bashkëshorten e tij, punonjëse policie.

Nallbati u përplas me Agon pasi një person i afërt i tij ishte shoqëruar në Polici për prerje dhe transport të paligjshëm pyjesh.

Fillimisht, Altin Nallbati ka nisur të konfliktohet me bashkëshorten e Devi Agos, e cila ishte në detyrë.

Pasi ka dëgjuar debatin mes Nallbatit dhe bashkëshortes së tij, Ago ka ndërhyrë por situata ka precipituar në konflikt fizik, që çoi në shoqërimin e vëllait të kreut të bashkisë, Bledion Nallbati.

1 komente në “Vëllai i kreut të Bashkisë Devoll, përleshje me policin në Komisariat”

  1. jani says:

    Pse nuk po reagon Abi per prerjen e pyjeve apo jane te partise se babit. Reago Ab je i departamentit te mjedisit ne pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje