Shqipëria kërkon konsulentë për hekurudhën Tiranë – Rinas – Durrës

5 Dhjetor 2016, 09:24Sociale TEMA

Në datën 9 dhjetor pritet të përfundojë afati për dorëzimin e ofertave për tenderin e shërbimit të konsulencës për ndërtimin dhe rehabilitimin e seksionit hekurudhor Tiranë – Rinas – Durrës.

Kostoja e këtij tenderi i cili është shpallur rreth një muaj më pare është 500,000 euro.

Konsulenti do të duhet jetë një firmë ose një konsorcium firmash me përvojë në:

-Zbatimin e projektit të ngjashme në sektorin hekurudhor;

– Projektimin, prokurimin dhe mbikëqyrjen inxhinierike të projekteve në sektorin hekurudhor të financuar nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si: BERZH, Banka Botërore, ADB, etj);

-Sigurinë mjedisore, mbikëqyrjen e projekteve në sektorin e ndërtimit të hekurudhave dhe monitorimin e dispozitave mjedisore dhe sociale, planeve të veprimit etj.

Projekti përbëhet nga dy komponentë: rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë – Durrës, si dhe ndërtimi i linjës së re që do të lidhë kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ( TIA), raporton Monitor.

BERZH është financuesja kryesore e këtij projekti, pasi do të lëvrojë një kredi në vlerën 36.87 milionë euro për llogari të kompanisë Hekurudha Shqiptare.

Kjo kredi do të përdoret për rehabilitimin e 34.7 km të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e linjës së re me Rinasin me gjatësi 7.4 km.

Projekti do të bashkëfinancohet përmes granteve që do të jepen nga Western Balkans Investment Frameëork (WBIF) për ndërtimin, supervizimin dhe zbatimin e projektit.

Kjo hekurudhë është pjesë e asaj që njihet si‘Route 2’ e rrjetit bazë të ndërlidhjes së Ballkanit Perëdimor. Ajo do të lidhë qytetin e Podgoricës në Mal të Zi dhe Vlorën në Shqipëri, si një zgjatim i Trans-European Transport Networks (TEN-T) drejt Ballkanit Perëndimor.

Axhenda e Ndërlidhjes e BE-së ( pjesë e së cilës ky projkt është) promovon krijimin e urave ndërlidhëse me rajonin e Ballkanit si një element kyç për zhvillimin ekonomik, rajonal dhe integrimin.

1 komente në “Shqipëria kërkon konsulentë për hekurudhën Tiranë – Rinas – Durrës”

  1. Ekonomia says:

    Bravooo ,Linja hekurudhore duhet te jete kudo nd Shqiperi ,ballkan ,Europe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje