A do ta detyrojë Trump presidentin Putin që të njohë pavarësinë e Kosovës?

6 Dhjetor 2016, 12:15Rajoni TEMA

Duke komentuar deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të Ukrainës që është e mundur që Rusia në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të ruajë fuqinë e saj në Krime, njohës të kësaj çështjeje thonë se një skenar i tillë është joreal.

Misha Glenny, një gazetar britanik dhe lektor në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë për të përditshmen serbe ” Danas”, se është e vështirë të vlerësohet nëse Rusia mund të njohë Kosovën për shkak të Trump, por “për të gjithë ata që mendojnë se e dinë se si Trump do të sillet si president i Amerikës, nuk e kanë kuptuar thelbin e saj”.

”Nuk pres asgjë të mirë nga Trump, ” ka thënë Glenny.

Ky i fundit menjëherë pas zgjedhjes së Trump në postin e të parit të Amerikës, kishte thënë po ashtu se ai “nuk mund ta imagjinoj se ai do t`i përkushtohet situatës në Ballkan në hollësi, por do të do t`ia lë që të merren me një gjë të tillë njerëzve që marrin një rol të rëndësishëm në politikën e Departamentin e Shtetit”, raporton Klan Kosova.

Edhe Erkki Bahovski , diplomat estonez, ish-zyrtar i Komisionit Europian, tha për këtë të përditshme se rusët me siguri nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.

5 komente në “A do ta detyrojë Trump presidentin Putin që të njohë pavarësinë e Kosovës?”

  1. Po, patjeter says:

    Po edhe pavaresine e shqiperise nga ambasadori lu dhe klika e tij
    ..

  2. Po, patjeter says:

    Po edhe pavaresine e shqiperise nga ambasadori lu dhe klika e tij..
    ..

  3. Po, patjeter says:

    Po edhe pavaresine e shqiperise nga ambasadori lu dhe klika e tij..
    ……

  4. pse jo says:

    Po edhe pavaresine e shqiperise nga ambasadori lu dhe klika e tij..
    ……….

  5. says:

    Sa më pakë të lakohet kosova aqe më mirë është për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje