Basha kopjon Bregun nga Brukseli, por... në Tiranë flet ndryshe

7 Dhjetor 2016, 18:21Politika TEMA

Kreu i PD-se Lulzim Basha “ka ndryshuar qëndrim”, sa i perket hapjes se negociatave per anëtaresim ne Bashkimin Europian. Ai ka habitur sot nga Brukseli, kur, thuajse ne ligjerate te drejte, ka perseritur fjalitë qe Majlinda Bregu, ka thënë pas votes pro hapjes se negociatave  para pak javesh ne Komitetin Parlamentar te  Stabilizim Asociimit ne Bruksel, ndryshe nga pjesa tjeyer e opozites qe ka votuar kunder.

“Hapjen e negociatave e shoh si mundesine e vetme per te shkurtuar kohen e kesaj qeverie, si te vetmin mekanizem per te ndaluar shkeljen e standardeve nga qeveria”, ka thene Bregu ne koherence te plote ne te gjitha takimet e saj me perfaqësues te KE-së ne Bruksel apo fhe në prononcimet e saj brenda vendit.

Këto fjali që e shpallën atë “armike” te partise, i ka thene sot Lulzim Basha ne Bruksel.

Ky qëndrim i moderuar sot e largon edhe nga qëndrimet e Berishës, i cili bërtiste në parlament, se qeveria ta harroje hapjen e negociatave, pasi nuk e meriton ate. Kthimi ne nje kopje te Bregut  sa i përket qëndrimeve të njëjta, tregon së paku se brenda PD-së ka përfunduar lufta e ftohtë me mbështetësit e integrimit.

Por duhet pritur të vijë në Tiranë q ëtë jemi më të sigurtë. Se këtu e ka afër Berishën dhe i ikën zëri.

 

5 komente në “Basha kopjon Bregun nga Brukseli, por… në Tiranë flet ndryshe”

  1. kozmo says:

    Me siguri kur te kthehet ne Tirane ,do te flasi dryshe , ashtu si ben gjithmon . SHARLATAN .

  2. Kujtim says:

    Basha eshte nje palaco qe edi qe ajo pun ka mare fund , oeandaj te gjitha te ligat qe ka thene kerkon qe ti eegulloi . Te gjith e dine qe ay poshtersire nuk ka lene gur pa levizur qe negociatat te mos hapen . Bajge Lope

  3. Kujtim says:

    Basha eshte nje palaco qe edi qe ajo pun ka mare fund , prandaj te gjitha te ligat qe ka thene kerkon qe ti regulloi . Te gjith e dine qe ky poshtersire nuk ka lene gur pa levizur qe negociatat te mos hapen . Bajge Lope

  4. Azio says:

    A e keni kuptuar Bashen ne qendrimet kontraverse qe ai ka mbajtur?
    Ai eshte nje kameleon qe e ndron ngjyren sa here ka perballe Berishen.
    Lulit I ka dale kallaj.Asnje bile dhe vete PD nuk ja merr seriozisht deklaratat e tij.
    Tani ai eshte leter e djegur ne politiken shqiptare.
    Keshtu ndodh kur merr fryme me mushkerite te kalbura e kanceroze te Salih Karaxhicit.

  5. Albani says:

    Nuk e kuptoni?
    Basha eshte ne koherence me qeverine Greke,e kane bere marreveshjen qe ata do te vene veton dhe Basha qe u hoq si i mire do te korre frytet nepermjet akuzave per deshtim,vetem ne kete menyre supozojne se mund te vijne ne pushtet forcat antiShqipetare.
    Luli do te ngelet gjithmone Opozite,sa te jete gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje