Skandali i trukimeve, zyrtari i UEFA-s: Do ketë masa të tjera ndaj Skëndërbeut

7 Dhjetor 2016, 20:31Sociale TEMA

UEFA pritet që të mos ndalet vetëm tek raporti i publikuar për skuadrën e Skëndërbeut  e cila akuzohej për trukime ndeshjes ku ishin të përfshirë dhe zyrtarët më të lartë të këtij klubi.

Shefi i Departamentit të UEFA-s për Integritetin dhe Disiplinën, Emilio Garcia tha në një panel kundër manipulimit të ndeshjeve në Konventën Ndërkombëtare të Sportit se “Organet disiplinore të UEFA-s po marrin në konsideratë masa disiplinore të vërteta”.

Emilio Garsia shtoi se çështja kishte filluar me dyshimet e UEFA-s mbi dyshimet për manipulimin e dy kualifikuesve të Ligës së Kampioneve dhe dy ndeshjeve të fazës në grupe të Ligës së Europës.

Klubi I Skëndërbeut u akuza drejtpërdrejt nga UEFA pak muaj më parë se kishte trukuar mbi 50-ndeshje futbolli, duke përfshirë si ndeshjet në “Uefa Champions League”, “Europa League”, kampionatit shqiptarë, në kupën e Shqipërisë si dhe disa takime miqësore.

Në rapotin e UEFA-s akuzoheshin dhe drejtuesit më të lartë të kësaj skuadre si ish presidenti, Agim Zeqo, presidenti aktual, Ardjan Takaj dhe deputeti Ridvan Bode./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje