Hakmarrësi Trump

8 Dhjetor 2016, 09:19Bota TEMA

Sa herë që Trump-i është pyetur se cilin rrjesht të Biblës preferon më shumë, është përgjigjur se preferon rrjeshtin nga Dhiata e Vjetër, ku shkruhet se kur dikush të kërren një sy, duhet t’ia kërresh edhe ti (në Dhiatën e Re, Jezui thotë se kur dikush të godet në faqen e majtë, duhet t’i kthesh edhe të djathtën…)

Vetëm një orë pasi shefi i kompanisë Boeing u citua nga Chicago Tribune se udhëheqësit politikë duhej të hiqnin dorë nga retorika për rritjen e tarifave doganore [të cilat pengojnë tregtinë e lirë], Donald Trump-i, i cili ka propozuar një tarifë 35% për mallrat që prodhohen nga kompanitë amerikane jashtë vendit, u kundërpërgjigj në Tweeter kështu: “Boeing-u po ndërton një aeroplan presidencial për presidentët në vazhdim, por kostoja po del jashtë kontrollit, totali më shumë se 4 miliardë dollarë. Duhet anulluar kontrata!”

Aksionet e Boeing-ut pësun një rënie të menjëhershme në bursë, prej 5%.

Mbetet të shihet nëse shefi i Boeing-ut do të tërhiqet nga deklarata e tij publike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje