“Sfida” zgjerohet në Vlore

10 Dhjetor 2016, 19:00Politika TEMA

Të shtunën grupimi i qytetarëve të angazhuar politikisht, “SFIDA PËR SHQIPËRINË” u mblodhën në Vlorë për të prezantuar idetë mbi sfidën që e pret Shqipërinë këto zgjedhje. Në këtë takim u theksua se qytetarët nuk duhet të bëjnë më pakte politike me partitë tradicionale që e kanë shitur për 25 vite me rradhë këtë vend. Të pranishëm në takim, veҫ  themeluesve, ishin edhe qytetarë të ndryshëm të interesuar mbi vizionin dhe projektet e “Sfidës për Shqipërinë”.

Një prej pjesmarrësve, Gjergj Bojaxhi u ndal tek pabarazia para ligjit e qytetarëve dhe pushtetarëve dhe tek nevoja për një drejtësi në çdo fushë të jetës së shqiptarëve. Ai theksoi se angazhimi politik i qytetarëve tashmë është detyrë e secilit nga në për ti bërë ballë aferave mes politikanëve dhe oligarkëve që po rrëmbejnë cdo ditë pjesë të Shqipërisë sonë. Bojaxhi shpjegoi se “Sfida” e ka përcaktuar me statut që nuk do ketë asnjë bashkëpunim me asnjë prej partive politike parlamentare, që janë përgjegjëse për situatën ku ndodhet sot vendi ynë.

Ndërsa kryetari administrativ i “Sfidës”, Dr. Hektor Ruci, shpjegoi vlerat dhe statutin e kësaj nisme politike që po merr një mbështetje të rëndësishme nga ҫdo cep i Shqipërisë. Ai theksoi se pranë “Sfidës” janë të mirëpritur të gjithë personat me integritet dhe vlera që i plotësojnë kriteret e antarësismit. Ai theksoi se interesi duhet të jetë për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë dhe se ky duhet të jetë interesi i vetëm. “Sfida për Shqipërinë” në asnjë lloj skenari nuk do pranojë të jetë pjesë e qeverisë por do luftojë në parlament për të thyer çdo lloj aleance të lidhur në dëm të shqiptarëve.

SFIDA PER SHQIPERINE është themeluar në tetor 2016 nga një grup qytetarësh të angazhuar me qëllim sfidën ndaj monopolit rrënues të partive të vjetra dhe klientëve të tyre. Themeluesit e saj janë intelektualë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Një pjesë e tyre janë angazhuar në vitin 2015 në kuadër të lëvizjes “Ne Tirana” për fushatën e kandidatit të saj për bashkinë e Tiranës, z.Gjergj Bojaxhi.

 

 

2 komente në ““Sfida” zgjerohet në Vlore”

  1. Delli USA says:

    Nuk jeni te besueshem,nje pjese nga ju eshte gatuar ne guzhinen e Saliut,por kryesorja eshte se nuk jeni distancuar nga bemat e tij,sidomos nga 21 Janari.Teorija juaj se jane te gjithe njelloj(me perjashtimin tuaj) nuk ngjit,se te ngjashem me Sali Kriminelin nuk ka,dhe ju nuk i keni denuar krimet e tij.

  2. Emigranti says:

    Shpresoj te sjelle ndryshim ne politiken shqiptare si ne disa vende te Europes ku parti te reja dolen me rezultate te larta ne zgjedhje.
    Suksese dhe mos na zhgenjeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje