Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Chaos Party” duke arrestuar në flagrancë 11 persona.
Operacioni për goditjen e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokalet e natës vuri në pranga 11 persona, mes të cilëve menaxherë dhe kamarierë të lokalit.
Sipas burimeve policore në lokal shpërndahej kokainë dhe kanabis.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Polcisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit.
Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge”.
Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.
Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
I proceduar në gjendie të lirë shtetasi:
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.
Sikur s’kane mjaft halle rinia e sotme po edhe drogerat i duhen, pisanjosat e dreqit. Yyy si ju mban toka thuaj. Kishte shkruar edhe ai bythq/rsi i Ibizes per kete ceshtje, ankohej per menyren e befte dhe te eger qe perdorin forcat e rendit ne te tilla raste. Do kete pas hall se mos e kapnin edhe ate me presh ne dore hehe, se duket ai qe nga ato floket si pallua qe s’i ka trute ne rregull. Cfare horri! Po ja prisni edhe pak sa te mbyllen call centerat se te gjithe duke bere porno si ne Ceki e Hungari do perfundoni per te nxjerre buken e gojes, duke ngrene nga tre ne nje vrime e duke u perlyer me krem te bardhe per te dhene efektin e lengut kromozomik per kamerat. Yyyyy eurolindoret e dreqit, s’u bete nje here njerez s’u bete! Nje BRAVO e madhe per shtetin qe e ka marre seriozisht kete pune, mos i lini shteg ketyre shitesve dhe konsumuesve te drogerave qe po shnderrohen dita dites ne barra sociale per te gjithe te tjeret. Zap bejini zarbot!
E paska bo discoboxi punen si duhet e me i hao rruge vetes