Hogeway, fshati banorët e të cilit vuajnë të gjithë nga problemet me kujtesën

11 Dhjetor 2016, 19:56Sociale TEMA

Banorët e tij, të gjithë, vuajnë nga humbja e kujtesës, ndërsa shëtisin lirisht në rrugët e tij, pa i shoqëruar askush.

Në fakt, fshati u krijua disa vjet më parë si një vend për të mirëpritur personat që vuanin nga Dementia.

Ai iu ofron këtyre banorëve lirinë e një jete të përditshme normale: shëtitje të lira, pa u frikësuar se mos humbin, apo ngatërrojnë rrugën. Një supermarket, iu jep mundësinë të blejnë ushqime, ndërsa një kinema dhe një restorant, janë argëtimet e tyre.

Duke qenë se për personat, të cilët kanë probleme me kujtesën, është e vështirë të përdorin paratë, çdo shërbim brenda fshatit ofrohet falas, pasi përfshihet në kostot e jetesës.

Gjithçka bëhet e mundur nga një staf prej 250 personash të punësuar, të cilët mbikëqyrin banorët.

Por, kostot e kujdesit për këta persona janë tejet të larta, ç’ka nënkupton se edhe çmimi për të jetuar në Hogeway, duhet të jetë i lartë. Megjithatë, kjo është ndoshta edhe pjesa më e mirë e tij, pasi fshati financohet nga qeveria Holandeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje