6 të shoqëruar për vrasjen e Agron Xhezairit në Ksamil, policia kontrollon familjarët e ‘hasmit’

12 Dhjetor 2016, 11:05Kronika TEMA

Policia e Sarandës ka shoqëruar të pakën 6 persona për vrasjen e 53 –vjeçarit Agron Xhezairi.

Ai u qëllua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë, në Ksamil.

53 –vjeçari është babai i Albi Xhezairit, 20 vjeç, që është shpallur në kërkim i dyshuar si autor i vrasjes së Aleksandër Bardhit, vëllait të ish kryetarit të komunës Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhit, të arrestuar më parë për trafik droge.

Vrasja u krye në Shëndelli të Sarandës. Drejt Ksamilit janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Xhezairi u qëllua nga shtëpia e fqinjit të tij, e cila është e pabanuar.

Sipas Policisë së Sarandës, po hetohet zyrtarisht pista e gjakmarrjes, duke marrë parasysh dinamikën e kryerjes së krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje