Tenton të vetëvritet 18-vjeçarja në Shkodër, kanosej nga ish i dashuri

12 Dhjetor 2016, 17:36Kronika TEMA

Një 18-vjeçare nga Shkodra ka tentuar të kryejë vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike. Mësohet se ajo është identifikuar me inicialet Sh.R.

E reja ka pirë mbidozë medikamentesh dhe tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, vajza prej kohësh kanosej nga ish-i dashuri, i identifikuar me inicialet A.D. 20 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë kanë komunikuar vazhdimisht në Facebook dhe dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të 18-vjeçares, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Ndërkohë ndaj 20-vjeçarit nisi procedimi penal dhe ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje