FOTOT/ Premtonte kredi në emër të ministrit Tahiri, arrestohet ish-banor i "Big Brother". Një biznesmeni i premtoi se do t’i jepte vilën e Enverit me qera

13 Dhjetor 2016, 17:06Kronika TEMA
FOTOT/ Premtonte kredi në emër të ministrit Tahiri, arrestohet

Prezantohej si punonjës i bashkisë apo Ministrisë së Brendshme dhe duke u premtuar njerëzve kredi me norma të buta interesi u zhvaste atyre shuma të konsiderueshme parash.

Në këtë mënyrë e kishte organizuar skemën e mashtrimit Elton Tozaj, i cili rrezikon një dënim deri në 8 vjet burg për mashtrime ndaj disa personave dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas prokurorisë, në të paktën tre raste Tozaj u ka marrë viktimave të tij nga 300 mijë deri në 650 mijë lekë të reja, pasi i ka mashtruar se do t’i fuste në listën e personave që përfitonin kredi të buta nga bashkia.

Këtë ai e bënte edhe duke u paraqitur viktimave formularë apo dokumente që i falsifikonte me firmën e ministrit Saimir Tahiri, ose të titullarëve të tjerë të lartë.

Madje, në një rast ai ka mashtruar edhe një biznesmen, të cilit i premtoi se do ta rregullonte që të merrte me qera vilën 31 në zonën e ish-Bllokut.

Për këtë mashtrim të radhës, Tozaj ka marrë një shumë prej 7 mijë dollarësh dhe 5 mijë eurosh, ndërsa çimimi i qerasë do të ishte 3 dollarë për m2, raporton TCH.

Por duket se këto mashtrime ishin kthyer në një mani për të pandehurin pasi vite më parë ai kishte qenë sërish i dënuar për të njëjtën akzuë, pasi mashtronte personat e interesuar për t’u pajisur me dëshminë e taksistit dhe u merrte atyre shuma që varionin nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.

Edhe këtë mashtrim ai e realizonte duke u prezantuar si këshilltar i ministrave të ndryshëm, si dhe duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Pas pretencës së prokurorisë, e cila kërkoi për Elton Tozaj 8 vite burg, pritet vendimi i gjykatës.

6 komente në “FOTOT/ Premtonte kredi në emër të ministrit Tahiri, arrestohet ish-banor i “Big Brother”. Një biznesmeni i premtoi se do t’i jepte vilën e Enverit me qera”

  1. Era e Malit says:

    E trishtueshme kur shikon se si nje FRESH-ist & LGTB-ist degjeneron ne nje mashtrues ordiner piramidal.

    1. bumerang says:

      Pse e trishtueshme? Zakonisht keshtu degjenerojne ne vendin tone, ose detyrohen te martohen me femra dhe te krijojne familje fallco, ose te mashtrojne per te perfituar te ardhura, ose te perfundojne si Anxhela qe po fle rrugeve. Se mos po u jepet ndonje prespektive me e mire nga shteti per te cilen ja vlen te jetosh sipas rregullave. Kur ja shtyp te drejtat ti, t’i shtyp edhe ai ty. Kshu shkojne keto pune.

    2. arben says:

      Bravo Era e MAlit. Me pelqeu komenti……

  2. Lozdrani says:

    Rrisku i te burgosurve me hap me shume mullaqet e Tonit

  3. Tralala says:

    Nuk jam dakord me Bumerang. Ky tipi I ka pas gjitheve mundesite te gjente nje pune, por eshte I keqedukuar dhe dembel. Mashtrues nuk behet njeriu nga qe shteti nuk krijon mundesi punimi, por te ben karakteri I keq, e per kete arsyeja nuk justifikohet. Puna, vetem puna jote te mban gjalle.

  4. anthony says:

    po femrat me dashnort rresht kan femij e familje u duket vetja me mire . Apo burrat si gore qe nuk lejn njeri pa marre neper goje. Amon se na hapet barkun me kto komente . shifni hallet se o ftofet nuk paguni dot as korentin me u nrof llapa sju ka ngri hala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje