Një grup zhytësish rusë kanë realizuar ndoshta në mënyrën më të ‘çmendur’ e më të frikshme “Sfidën e Manekinëve.”
Në videon e publikuar nga Alexey Molchanov, ata shfaqen të ‘ngrirë’ nën ujë në një pishinë 6 metra të thellë. Për më tepër, ata nuk kanë as bombola oksigjeni, apo pajisje të tjera, për të marrë frymë nën ujë.
29-vjeçari Molchanov është zhytës profesionist, ndërsa videon e ka realizuar bashkë me disa studentë të tij.
Zhytësit shfaqen të ‘ngrirë’ në pozicionet e tyre, ndërsa qëndrojnë krejt të palëvizur, pavarësisht vështirësisë së lartë të realizimit të një sfide të tillë nën ujë.