Amerikani që dinte shqip (një histori që të bën të ndihesh mirë)

12 Dhjetor 2016, 19:33Sociale TEMA
Amerikani që dinte shqip (një histori që të bën të

Burrë e grua, në një seancë të OKB-së

Nga Ilir Seci

Nga viti 2005, një mbasdite në Manhattan më qëlloi të njihem me një amerikan që sapo kishte blerë një banesë aty, ku unë punoj…

Erdhi dhe më zgjati dorën duke u prezantuar;

– “Përshëndetje unë jam Majkëll, (Michael)”…

-“Përshëndetje, unë jam Iliri” – i thashë dhe si gjithmonë kur prezantohem me amerikanë nxitova t’ia shpjegoj emrin tim, gërmat e emrit tim, një për një “I-L-I-R”,(aj-ell-aj-ar), sepse nuk më pëlqën, kur disa më thonë gabimisht “Ilia”…

– “Ilir”- më tha ai për habinë time, – “Ti qënke shqiptar!”…

Unë mbeta…

-“Është një nga emrat më popullore në Shqipëri!”- më tha, – “E njoh shumë mirë Shqipërinë dhe di pak shqip! Kemi jetuar atje bashkë me gruan për dy vjet në Shqipëri! Kemi kujtime kaq të bukura atje, njerëz shumë të mirë, vend i jashtëzakonshëm”…

Nuk e fsheha që më erdhi shumë mirë!…E falenderova për konsideratën dhe e pyeta:

– “Po si qëlloi që jetove në Shqipëri?”…

– Kemi jetuar në Tiranë për dy vjet!”- më shpjegoi, – “kemi punuar atje të dy për një organizëm ekonomik. Gjatë atyre dy viteve kemi shëtitur gjithë vendin anembanë, Jug dhe Veri, imagjino kam qenë në Burgajet të Matit, në Palorto të Gjirokastrës dhe te Kulla ku ka lindur Berisha!”…

Qeshëm…

– “Kam mësuar pak shqip gjatë kohës që jetuam atje… Gruaja ime e di më mirë shqipen, sepse ajo kishte më shumë mundësi të mësonte, sepse me kohë u bë edhe mike me mësuesen që kishim dhe dilnin bashkë.”

Mbas disa ditësh zotëria amerikan erdhi dhe më takoi bashkë me të shoqen…

– “Për mua shqiptarët janë njerëzit më të mirë që mund të gjenden!” – më tha e shoqja, – “kam kujtime aq të bukura në atë vend! Kemi qenë gjithë kohës të rrethuar me dashuri, ngado që shkonim!”…

– “Më mungon Tirana!” – më tha e shoqja, – “Ah ato mëngjeset me ato kafet ekspres, mblidheshim disa gra dhe ndanim të rejat e ditës!”…

– “Të rejat dhe thashethemet” – shtoi duke qeshur…

– “Kemi jetuar në Tiranë, kur kushtet ishin ashtu si ishin, në vitin 1992, ti e di mirë” – më thanë – “Te apartamenti, ku jetonim kishim dush me skaldobanjë. Duhej të bëje kujdes, kur mbaroje dush se mund të nxiheshe nga tymi i vajgurit që ngrohte ujin.”…

– “Kemi punuar më vonë në Çeki dhe tjera vende të Europës Lindore” – më thanë, – “por askund nuk e kemi gjetur atë mikpritje që e gjetëm në Shqipëri!”…

– “Vetëm, kur punuam disa muaj në Kosovë!”- nxitoi të sqaronte e shoqja, – “Edhe në Prishtinë për pak kohë që punuam njësoj si në Tiranë!”…

I takoja shpesh se blenë banesën aty dhe i shihja shpesh, më kërkuan t’u sjell fëmijët që të njihen me fëmijët e tyre…

– “Duam që fëmijët tanë të njohin shqiptarë!” – më thanë, – “ U kemi folur aq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”…

…Në vitin 2008 rastësisht shoh një artikull në gazetën “The New York Times” me foton e zotnisë që njihja…Po ai ishte Michael Froman!…

Shënim: Michael B. Froman lindur më 20 gusht 1962, një jurist amerikan, i cili kishte qenë shok klase me Obamën në Harvard… Mbante disa doktoratura dhe tituj të marrë në Universitetin Princeton, në Oksford Angli dhe Harvard… Kur kishin qenë në shkollë me Obamën kishin nxjerrë bashkë “Revistën Juridike” të atij universiteti… Në mandatin e parë të tij si President, Obama e zgjodhi Asistent të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe zëvendës këshilltar të sigurisë kombëtare për Çështjet Ekonomike Ndërkombëtare… Në maj 2013 Presidenti Obama e emëroi Michael Froman si Përfaqësues të Tregtisë të SHBA l, (U.S. Trade Representative), pozicion në të cilin u konfirmua zyrtarisht më 19 qershor  2013 dhe e mban ende sot…(27.al)

6 komente në “Amerikani që dinte shqip (një histori që të bën të ndihesh mirë)”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Me te vertete kenaqesi. Por dicka jemi shume me te mire me te tjeret se sa midis vedit.

  2. gardjani i burgit says:

    eh mor amerikon mor amerikon !
    ju amerikonve ,ngaqe jeni me histori “te cunguar” dhe jo “te plot” si Europa,juve ju mungo shekulli I romantizmit dhe perpiqeni si bicim “kompensim shqisash” te beni kompensim etapash historike,
    si bicim pershembull tash qe jem ne shekullin e atomit kozmik ju po perpiqeni te beni ca perjetime romantike,Bajron,…Chaild Harold..,lermontov…kush e kce naplonin..
    edhe Hena e bukur esht.e verdh gold ,e zbeht si ftyra e dashnores se lodhur nga dashnija e nje nate pa gjum,e heshtur si dashnorja e par,dhe rrumbullake,si monedh florini, por,shko dhe rro ne Hen dhe masanej flasim.
    ktyne duhet me jua hjek shtetesin amerikane,dhe me I cu n shqipni me pasaporta shqiptare,dhe kur ti shofesh n kry t mujit duke I hyp gomoneve ilegalce si “shqiptar te denj”!
    haa haa..
    po ka rrezik qe ti hudhin skafistat n det se vlonjatet po pan qe s ke perkrahje te bejn ushqim per peshkaqenet.
    jemi a s jemi popull bio. kujdesemi per natyren dhe kafshet detare ne. I ushqejm me mish.

  3. stil says:

    Apartamenti ku kane jetuar ishte i tim kusheriri prane postes 8 ne Tirane. Kane lene pershtypje shume te mira per sa kohe ndenjen aty. Ndiej keqardhje per humbje me te birit nga nje semundje e rende. I uroj suksese atyre dhe femijeve te çiftit ne jete.

  4. Sokol.Mi says:

    Nuk na ka njoft fort mire.
    Ne jemi te mire (thuaj servil) me te huajt por me njani tjetrin bahemi kriminela.

  5. alb sapun says:

    mu rrenqethe gjithe mishi nga kjo histori e padegjuar ndonjehere nga iliri apo ilia qe me sa duket personazhi e perdor vetem kur kalon kufirin nejse po e nderpres shkrimin se do shkoj pak ne banje te lirohem

  6. A says:

    Kur ndigjojme fjale dhe mendime te mira per shqiptaret, menjehere shkojme ne hale, ne nevojtore shprazemi dhe lirohemi. Kuptohet se kur ndigjojme dhe shikojme ne shqiptaret ngjarje te kendeshme dhe pozitive ky fenomen na ndodh. E cuditeshme.
    Sekur ndigjojme ngjarje negative nuk lirohemi, por mbushemi me krenari.
    Sepse po te shikojsh dhe ndigjosh lajmet nga mengjezi ne dark, me pisllik, vrasje, grabitje, vjedhje, perdhunime, rrahje, dhune, me te vertete mbushesh me kranari, te shkelqen ftyra nga gezimi sepse e shikon veten si rrace superiore, si rrace e zgjuar, krenare dhe e shkathet qe shume popuj te tjere nuk dine ta bejne.
    Por eshte e cuditeshme megjithe kete zgjuarsi dhe shkathtesi na konsiderojne si populli dhe shteti me i varfer, me i mjeruar dhe debil ne Evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje