Ky është momenti tronditës kur një fëmijë vetëm 3-vjeç, sulmohet nga një qen i racës Rottweiler, në kopshtin e shtëpisë së tij.
Video shokuese është regjistruar nga një kamera sigurie në Afrikën e Jugut, ndërsa tregon se si Rottweiler-i sulmon fëmijët dhe nuk e lëshon për asnjë moment.
Disa sekonda më pas, në pamje shfaqet nëna e 3-vjeçarit, e cila ka arritur ta frikësojë qenin, duke e detyruar të largohet, ndërsa fëmija ngrihet sërish në këmbë, pavarësisht plagëve.