Të zhveshur, mbuluar me gjak dhe në kafaze, kjo është protesta për të drejtat e kafshëve

12 Dhjetor 2016, 17:29Sociale TEMA

Një grup aktivistësh për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve u mblodhën në Barcelonë, Spanjë, për të protestuar.

Të zhveshur dhe të mbuluar me gjakë të rremë, ata organizuan e protestën e “të vdekurve,” ku qëndruan për minuta të tëra në një nga sheshet e qytetit, në përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit.

Protesta synon t’i japë fund vrasjes së kafshëve për marrjen e gëzofëve të tyre, të cilët shfrytëzohen më pas për krijimin e veshjeve.

Çdo vit, rreth 1 miliardë kafshë vriten për t’u shfrytëzuar në industrinë e veshjeve dhe atë kozmetike.

1 komente në “Të zhveshur, mbuluar me gjak dhe në kafaze, kjo është protesta për të drejtat e kafshëve”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Keta jua neverisin edhe kafsheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje