Kjo video është filmuar nga një pasagjer në qytetin e Beogradit.
Një djalosh i ri shihet t’i afrohet një të pastrehe duke i dhuruar një palë atlete, pasi ajo lëvizte prej disa kohësh zbathur.
Radde Jovanovic, 20 vjeç, pasi i dha atletet i dha dhe një qese me ushqime dhe bisedoi pak me të.
Gjesti i tij ka prekur mjaft përdorues në rrjet.