Ekzekutim mafioz në Rio, por kalimtarët nuk shqetësohen aspak

14 Dhjetor 2016, 17:31Sociale TEMA

Rio de Janeiro në Brazil, është një nga qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në botë.

Pamje tronditëse të grabitjeve dhe ekzekutimeve mafioze në rrugë në mes të ditës, qarkullojnë vazhdimisht në internet.

I tillë është edhe ky ekzekutim mafioz, i filmuar nga një kamera sigurie.

Video tregon momentin kur një motorr i afrohet një makine dhe drejtuesit e motorrit hapin zjarr ndaj saj. Një prej pasagjerëve, shihet teksa del nga makina, ndërsa dy miqtë e tij arrijnë të largohen.

Ndërkaq, personat në motorr afrohen dhe e qëllojnë sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithçka ndodh në mes të ditës, ndërsa në rrugë vazhdon qarkullimi i automjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje