EMRAT/ "Zëri Amerikës" denoncon me emra gjyqtarët që liruan Lul Berishën

14 Dhjetor 2016, 19:54Kronika TEMA

Me 5 dhjetor, ish kreu i “Bandës së Durrësit’ Lulzim Berisha, i dënuar për pesë vrasje dhe disa atentate u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2012, dënimi i Berishës u reduktua në 25 vjet burg ne vitin 2014 nga një vendim i Gjykatës së Lartë.

Por edhe nga ky dënim, i akuzuari për vrasje dhe pjesëmarrje në grupe kriminale, ka kryer fizikisht 10 vjet e tetë muaj burg që nga arrestimi i tij i 6 prillit 2006.

Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate të debatueshme dhe shpesh kontradiktore për ulje dënimi si dhe nga ligji i vitit 2012 për amnistinë.

Një tjetër faktor që ndikoi në reduktimin e dënimit të tij është zgjatja për vite të tëra e procesit gjyqësor, ku një ditë në qeli si i paraburgosur llogaritet me 1.5 ditë burg.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm në vitin 2014, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi.

Më saktësisht, në shtator të vitit 2015, me vendim të gjyqtares Shpëtime Pitaku, dënimi i Berishës për periudhën 2006-2015 është ulur me 1 vit e 11 muaj burg.

Më tej, me 19 prill 2016, me vendim të gjyqtarit Tritan Hamitaj, Lulzim Berisha ka fituar një ulje dënimi prej 90 ditësh për periudhën prill 2015 –prill 2016, edhe pse ligji parashikon se të dënuarit në burgjet e sigurisë së lartë nuk mund të përfitojnë më shumë se 45 ditë ulje dënimi gjatë një viti.

Me 11 maj të këtij viti, me vendim të gjyqtarit Fejzo Hysi, Berisha ka përfituar nga amnistia e vitit 2012 edhe 1 vit e gjysmë ulje dënimi, edhe pse ligji i amnistisë e mohon kategorikisht këtë të drejtë për të dënuarit me vrasje.

Ndërsa me 1 dhjetor, gjyqtarja Eda Kaja ka dhënë një vendim tjetër, duke i ulur edhe 45 ditë burg nga periudha e vuajtjes së dënimit Lulzim Berishës. Vendimet e marra nga gjyqtarët Kaja dhe Hamitaj janë në kontradiktë me njëri tjetrin për masën e uljes së dënimit dhe të mbivendosura në kohë.

Lulzim Berisha e ka kërkuar lirinë me kusht që në mesin e vitit 2016, por gjykata e Durrësit e ka hedhur poshtë me 28 korrik, duke argumentuar se ai nuk i kishte kryer akoma ¾ e dënimit prej 25 vjetësh, me gjithë uljet e përfituara deri në atë kohë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi më 5 dhjetor se kjo kohë është përmbushur pas vendimit të uljes së dënimit me 45 ditë në 1 dhjetor nga gjyqtarja Eda Kaja.

Sipas gjykatës, në përllogaritjet e bëra me datë 2 dhjetor, me uljet e përfituara edhe nga vendimi i fundit i shkallës së parë, Berisha kishte vuajtur virtualisht 18 vite e 9 muaj heqje lirie dhe i mbeteshin edhe 6 vite e 2 muaj burg, duke përmbushur kriterin bazë të lirimit me kusht.

Trupa e udhëhequr nga gjyqtari Arben Vrioni si kryesues, dhe anëtarët Petrit Çano dhe Anita Mici ka vendosur ta lirojnë me kusht Berishën, pasi kanë gjykuar se i dënuari është rehabilituar, ka pasur sjellje shembullore në burg, dhe ishte në “gjendje të renduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të vuajtjes së dënimit.”

9 komente në “EMRAT/ “Zëri Amerikës” denoncon me emra gjyqtarët që liruan Lul Berishën”

  1. cendurimmadhi says:

    Citoj hyrjen e nje artikulli te dates 22,12,2105
    “Tre ditë më parë humbi jetën në spitalin e burgut, në QSUT një i ri 22-vjeçar, i cili ndodhej në burg dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim për armëmbajtje pa leje. Artur Meço nga Fieri para disa muajsh u diagnostikua me kancer, gjatë kohës që vuante dënimin.
    Pas vdekjes, ka folur e ëma, e cila ka deklaruar se ka kërkuar që djalin ta merrte në shtëpi, por nuk ia kanë lënë”.

    1. Adriatik says:

      Hajde shtet qe keni o turkoshqiptare.

  2. wickedgame says:

    Ky i plotesoka kriteret per deputet ne 2017.Vendin e lene bosh ne qeli ta zene keta gjyqtaret qe i kane ulur denimin.Edhe Gjushi i Durresit i kishte premtuar nje vend pune,per performance te mire.

  3. adi says:

    rilindja
    pse nuk e thoni qe edhe rilindasi vangjush dako nje nga rilindasit me te afert te kr rilindasit ka firmosur nje leter ne favor te lirimit te ketij berishes????????
    a moj rilindje rilindje si u katandise u bere streha e gjithe maskarenjeve dhe banditeve .

  4. Genti35 says:

    E liruan per arsyen e…
    “gjendje të renduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të vuajtjes së dënimit.”
    A jane ne terezi keta gjyqtare?? Por si mund te lirohet nje person qe vret e pret se qenka merzitur ne burg? Po ato nena e baballare e vellezer e motra qe kane humbur njerezit e tyre prej ketij krimineli, nuk jane te renduar psikologjisht?. Vazhdon te perseritet e njejta gje me keta qelbesira gjyqtare qe kemi, vazhdon e do vazhdoje perjete.
    Njerez, mos vidhni ushqime per te ngrene, mos vidhni energjine elektrike per tu ngrohur se do kalbeni ne burg e sdo dilni me per cfaredo lloj arsye,…por dilni e vrisni keta kriminela, keta gjyqtare, se do dilni nga burgu kollaj, thjesht shprehni ankesen e rendeses psikologjike, apo thjesht merzitje.

    Ylli Manjani, mos ndoshta dhe ti je dakort per kete lirim qe mori funderina Lul Berisha?

  5. Plumbi says:

    Do te ishe mire sikur dikush ti fuste nje plumb ne koke njerit nga keta gjygjetare, sa per te derguar nje mesazh te tjereve.

  6. Soni says:

    Petrit Cano emri origjinal Petro cano prokuror ,gjyqtar me inxhineri nafte. Vettingu ja gjefte vendin prokurorit te vlores dhe lushnjes qe ka grire dynjane. Qe kur ndryshon emrin petro ne petrit llogariteni se ca burri eshte.

  7. Ceco Topulli says:

    I ndjeri Artur,duhej te kishte vrare ndonje e pastaj ta mbante armen pa leje,po nuk vrave denohesh,ja shikojeni kete bandillin? kapo grupi dhe killer profesionist, e tani i lire ka lezet. Po njerezit e viktimave te tije e te ketyre gjyqtareve qe e liruan, do flejne gjume?

  8. Audit says:

    Epo burgu nuk eshte kamp pushimi!
    – Gjygjtaret e korrupruar ne burg, kriminelet ne litar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje