Transportonte 200 kg kanabis, grekët arrestojnë "Laçon"

14 Dhjetor 2016, 15:27Kronika TEMA

Një 40-vjeçar shqiptar, i njohur me pseudonimin ‘Laço” ka rënë në pranga në Igumenicë, ndërsa është sekuestruar një sasi droge.

Burime zyrtare nga policia e Igumenicës bëjnë me dije për BW se shqiptari Vladimir Mece, banues në fshatin Ciflik të Sarandës është kapur në Sivota, ndërsa rezulton i dënuar dhe më parë në shtetin grek për trafik droge.

Të njëjtat burime theksojnë se Meçe është kapur me një gomone me të cilën kishte mbërritur në orët e para nga Shqipëria dhe kishte shkarkuar drogë që mendohet të jetë rreth 200 kg marijuane. Fill pas kësaj është njoftuar policia e Athinës dhe siç raportohet ka arritur të kape dy makinat që kishin ngarkuar drogën nga gomonia. Ndërkohë, operacioni vijon ende.

Po ashtu, raportohet se në shkurt të 2010 në stanin e 40-vjeçarit në Ciflik u gjeten 240 kg marijuanë, por për ngjarjen u dënua vetëm babai i tij, Mehmet Mece, në atë kohë 70 vjeç me 4 muaj burg për “moskallëzim krimi”. Ndërkaq, në nëntor të 2013-ës Mece u kap në Sajadhe të Igumenicës bashkë me dy të tjerë me një gomone me 374 kg marijuanë.

3 komente në “Transportonte 200 kg kanabis, grekët arrestojnë “Laçon””

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    keta jane LACOT ,rasati i MEHMETEVE shqipfoles qe qelbin token e arberit,por plaka eshte se CORAPEKUQI kryeminister edhe pse i dhjere nga keta PALACOMEHMETE per cudi ndjehet krenar…!!!!!!!!

  2. doganier says:

    çam safi , kishte shku me kerku te drejtat , e pronat qe ja kan mohuar grekerit e poshter !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje