Duket si një histori e pabesueshme por në fakt është e vërtetë.
Djali i njeriut më të pasur në Kinë ka refuzuar trashëgiminë 122 miliardë dollarë.
Wang Jianlin, 62 vjeç, është njeriu më i pasur në Kinë dhe pronar i Dalian Wanda Group.
Ai ka dhjetra firma ndërtimi, qendra tregtare, parqe lojërash, klube sportive etj.
Por djali i tij 28 vjeçar Wang Sicong ka refuzuar trashëgiminë e të atit.
Sicong që është drejtor në konglomeratin e të atit nuk do të zërë vendin e të atit kur ai të largohet.
“E pyeta tim bir për vazhdimin e biznesit, dhe më tha se nuk pranon të bëhet president i kompanisë. Ai nuk dëshiron të bëjë një jetë si e imja, i mjafton puna që ka aktualisht”, ka thënë babai i tij në një takim me disa sipërmarrës.
O nuk dini te perktheni ose i beni lajmet vete.
Pasuria e te jatit eshte vetem 31.5 miliard dollar dhe drejton nje kompani me vlere 91.7 miliarde ku ka shume aksioner.
Dhe me kryesorja djali qe vete zoteron 2% te aksioneve ne kompani nuk e refuzoj pasurine sepse nuk ju dha, por thjesht refuzoj qe te merrte drejtimin e kompanise, qe praktikisht jane dy gjera te ndryshme.