Shtetet e Bashkuara dhe Suedia shpallin People First, një projekt turizmi i përqendruar te burimet njerëzore

15 Dhjetor 2016, 18:03Turizëm TEMA
Shtetet e Bashkuara dhe Suedia shpallin People First, një projekt turizmi i

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri njoftuan sot se The HeadHunter është përzgjedhur që të zbatojë Projektin “People First: Rritja e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara” (“People First”), një qasje e fokusuar të burimet njerëzore për të stimuluar rritjen e pozicioneve të punës dhe të punësimit në sektorin shqiptar të turizmit. The HeadHunter është një kompani private që ndihmon në ndërlidhjen e shqiptarëve me punët e turizmit nëpërmjet shërbimeve të rekrutimit, shërbimit të stafit leasing, dhe këshillimit të karrierës.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Kryetarja e Bashkëpunimit suedez për Zhvillim Birgitta Jansson, dhe përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë, Cate Johnson, mbajtën fjalime përshëndetëse gjatë ceremonisë së lançimit të projektit. CEO i The HeadHunter Elton Ilirjani dhe Drjetuesi i Projektit Besart Kondi iu prezantuan detajet e projektit përfaqësuesve të OJF-ve, të rinjve, grave dhe mediave.

“People First” do të promovojë rritjen e punësimit duke trajnuar dhe punësuar punonjës me njohuritë që kërkohen nga bizneset e ndryshme të industrisë së turizmit anembanë Shqipërisë. Projekti do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, Qendrave të Trajnimit Profesional dhe bizneseve, si dhe do të krijojë shtigjet për punonjësit e ardhëshëm – në mënyrë të veçantë për të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës. Ky projekt do të përqëndrohet në katër vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër/Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.

Në pesë vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia do të investojnë 6 milionë dollarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në sektorin shqiptar te turizmit.

 

1 komente në “Shtetet e Bashkuara dhe Suedia shpallin People First, një projekt turizmi i përqendruar te burimet njerëzore”

  1. Albokiller says:

    Ik,ore Zhdukuni se po fusni hundet kudo duke na mbytur me borxhe.Suedia re shoh vemdin jale te ver qe e ktheu ne Bejrut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje