Tensionet: Trupa amerikane në kufi me Rusinë

15 Dhjetor 2016, 10:16Bota TEMA

Mediat kryesore ndërkombëtare raportojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin dislokimin e trupave në Poloni, shtetet balltike dhe në Rumani muajin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz pas një takimi me komandantin e trupave tokësore amerikane për Europën, gjeneralin Ben Hodges.

Në njësitë e dislokimit bën pjesë një brigadë e blinduar, ndërkohë që forca të tjera amerikane, konkretisht një batalion do të shtohet në muajin prill.

Kam besim në sinjalin e fuqishëm që ky mesazh do të përcjellë se SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s, janë të vendosur ne parandalimin”, tha Hodges.

Vendimi për këto trupa parimisht është marrë në Samitin e NATO-s në Varshavë dhe aleanca është shprehur se ato nuk drejtohen kundër askujt.

Por Rusia ka paralajmëruar kundërpërgjigje.

Pak javë më parë u fol për zhvendosje të 50 mijë trupave në kufi të Ukrainës, ndonëse përfshirja e Rumanisë në hartën e vendeve të dislokimit e shtrin praninë e NATO-s në të gjithë vijën kufitare perëndimore të Rusisë.

Për dislokimin në vendet balltike ka premtuar trupa edhe Shqipëria dhe nuk është çudi që vizitat e fundit të zytarëve amerikanë të lidhen edhe me këto zhvillime.

http://www.businessinsider.com/us-deploying-tanks-troops-to-eastern-euro…

1 komente në “Tensionet: Trupa amerikane në kufi me Rusinë”

  1. IVONI says:

    PO DUAN LUFTE AMERIKA DHE RUSIA TE BEJNE NE VENDET E TYRE ME TE DREJTE RIKETHIMI ! ME BALLKANIN DHE VENDE TE TJERA KU JETOJNE FUKARENJTE NUK KANE PUNE ..! LUFTRAT BEHEN PER INTERESAT E TE PASURVE , POR VIKTIMAT JANE TE VARFRIT ..! TURP ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje