ITU i ndau për përdorim kodin +383 “rajonin gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, siç thuhet në letrën që Sekretari Gjeneral i ITU-së i dërgoi ministrit serb të sektorit, si përgjigje në letrën e këtij të fundit të datës 2 dhjetor dërguar ITU-së;
· ITU zotohet se këtij rajoni gjeografik, pra “Krahines Atonome te Kosoves e Metohise”, do t’i referohet si “Kosovo” dhe në secilin rast kur në anekset teknike përdoret ky emertim, ai do të jetë i përcjellë me fusnotën e njohur tashmë;
Çmimi per Kosovën: Sovraniteti, sepse
· “Telekom Srbija” do të zgjerohet në Kosovë;
· Thirrjet nga Kosova në Serbi do të trajtohen si thirrje të brendshme pa pasur nevojë për përdorimin e prefiksit +383.
· Këtij telekomi i falet një pjesë e infrastrukturës së telefonisë, duke vepruar kështu në përputhje me pretendimet e Serbisë se prona publike e shoqërore në Kosovë është e saj. Ky është precedent i rrezikshëm në raport me energjetikën, Trepçën, Brezovicën, fondin e privatizimit, etj.
· Komanisë së telekomit të Serbisë i falen 1 miliard e 202 milionë borxhe të akumuluara gjatë viteve të pasluftës së ndërhyrjes ilegale brenda sistemit të telekomunikimit dhe mospagesës së detyrimeve karshi PTK-së e Buxhetit të Republikës së Kosovës.
· Kompania amnestohet nga krimet e bëra në Kosovë në periudhën 1990-1999.
Ky është bilanc jashtëzakonisht negativ. Prandaj nuk duhet pranuar.
Ende nuk ka përfunduar.
ARKEP në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën të nënshtrohet politikisht e ta jap liçencën për “Telekom Srbija”. Këta janë Autoritet i pavarur dhe kanë përgjegjësi ta ndalin këtë pushtim të Serbisë në fushën e telekomunikacionit.
PTK në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën t’ia jap pronën e telekomunikimit Kompanisë publike të Serbisë. PTK është ndërmarrje në pronësi të publikut në Kosovë dhe duhet t’i jap llogari qytetarëve e jo pushtetarëve.
Qeveria e beogradit është e kujdesshme ndërsa popullsia sllave në 2016-ën ka ikur në Siri për të masakruar shqiptarët. Po të ishim me regjimin e Asadit do kalonin me opozitën, dhe kur jemi me opozitën i bashkohen rregjimit vetëm e vetëm të bëjnë srebrenic aty ku kanë mundësi. Ky është Sërbi.
Këta te VVC po bëhen gjithnjë e më të neveritshëm, shumica e anëtarëve të VVC janë ose fëmijë të prindërve të përzier serb-shqiptar ose rrjedhin nga familje të privilegjuara nga pushteti serb dhe sot bëhen kinse patriot që në të vërtet punojnë për interesa të Serbisë ku përpiqen të sjellin hutim dhe turbullira tek qytetarët që do qonte ujë në mullirin e Serbisë.
Nëse numri shtetëror ishte i Serbisë pse është dashur që Austria të aplikoj për te, lexoni fjalët e ministrit të punëve të jashtme të Austrisë për ta kuptuar.