Perceptimi mbizotërues mbi zyrtarin e pushtetit lokal dhe qendror është ai i një njeriu dorëgjatë, të prirë për të përvetësuar sa të mundet, që e shfrytëzon postin për të mirën e tij personale.
Një shembull i së kundërtës vjen nga Bosnja, ku një kryebashkiak vendos t’i ulë vetes rrogën me t’u vendosur në detyrë.
Shuhret Fazliç, kryetari i sapozgjedhur i Bihaçit në Bosnjë-Hercegovinë, thuajse e ka përgjysmuar pagën e tij, nga rreth 4.500 në rreth 2.500 KM, që është monedha vendase, konvertibilna marka, apo ndryshe, markë e konvertueshme. Kjo është bërë e njohur në mbledhjen e Këshillit të Qytetit.
Kryebashkiaku Fazliç është shprehur se, “i vjen turp që të ketë një rrogë kaq të lartë në një kohë kur një numër i madh qytetarësh jetojnë në kushte kaq të vështira”, shkruan Boom.
“Që kur mora detyrën si kryebashkiaku i Bihaçit, jam ballafaquar me shumë kërkesa të bashkëqytetarëve të mi, të cilët nuk kanë mjete as për nevoja themelore. Kështu që kam vendosur që me shembullin tim të kontribuoj në kursime,” është arsyetimi i kryebashkiakut për uljen e pagës së tij.
“Mua personalisht më vjen turp të marr të ardhura kaq të mëdha në kohën e sotme. Dhe ky është mesazhi im: që të gjithë duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj fondeve publike dhe të shpenzojmë në mënyrë modeste dhe aq sa kemi. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë,” ka deklaruar zyrtari vendor model i Bihaçit në Bosnjë.
Erjono, e shef apo jo?
S’jemi te pakte dhe ne shqiptaret per refuzime favoresh ne te mire te shoqerise. Por morali i sotshemm, lejon çdo njeri, te rrembeje gjithçka, nga fondet publike.kur mer pushtetin. Dhe kjo: Se me ligj i kthehet prona ish pronarit d m th feudalit, me ligj i jepet toke falas fshatarit dhe me ligj çpronesohet punonjesi i qytetit, duke e lene me ndihme ekonomike 3000 leke per familje.Dhe per kete mega krim, per te çpronesuarit puntore te ndermarjeve industriale te qyteteve tona, ekziston nje heshtje varri.Kushdo qytetar qe mer persiper te behet shtetar i ketij vendi dhe vazhdon te lejoje po kete situate te deklaruar me siper, e pakta qe Ai Meriton eshte : Te mos qendroje ne siperfaqen e dheut, ose ne menyre hiper urgjente te ngreje ndihmen ekonomike ne masen 25000 leke per familje dhe te kerkoj ndjese te thelle .per keto vuatje te pa mase qe i ka shkaktuar kesaj shtrese me te kullur te shoqerise shqiptare.
Sa mire,sa i ndershem!Sa larg eshte ai nga ai Fazllici i Sales,qe si Sala nuk ka te ngopur se grabituri ne Shqiperi!
Njeri empatik. Të tillët duhet patjetër të jenë në poste kulminante për të motivuar moralin individual dhe shoqëror.
Qofsh i nderuar, z. Shuhret!